Përshkrim i shkurtër
Women’s Physical Therapy Club “VITA”
-
€ 4'000.00
Caku i financimit -
€ 3'053.00
Funds Raised -
0
Days to go -
Target Date
Metoda e fushatës
KAMPANJA
Kush jemi ne?
Vjollca Kuqi Udhëheqëse e Shoqatës Vita Sporti dhe Shëndeti dhe njëherit është profesoreshë e Edukimit Fizikë dhe promotore e stilit të shëndetëshem të jetuarit dhe menaxhimit të peshës trupore. Shoqata Vita bënë pjesë në Rrjetin e Grave “Qeliza” nga Gjakova, shoqatë kjo që ka për qëllim përmirësimin e statusit të grave dhe vajzave përmes aktiviteteve edukative dhe avokuese. Puna me shoqëri civile i ka ndihmuar t’i detektojë nevojat e komuntetit më për së afërmi. Të punuarit me grupe të ndryshme njerëzish e bënë konfidente në ofrim të shërbimeve dhe në përhapjen e kësaj platforme ushtruese. Në vitin 2017, Vjollca bëri një fushatë të suksesshme në Kosovaideas të quajtur Books-Education and Experience ku mblodhi fonde për publikimin e librit të saj “Midis dy kohëve”.
Shqipe Bejtullahu është financiere me profesion dhe promotore e barazisë gjinore, njëherit është koordinatore e Rrjetit të Grave “Qeliza” nga Gjakova. Idesë për renovimin e klubit ju ka bashkangjitur me vullnetarizëm dhe në këtë projekt do shërbej si financiere.
Urime Shtaloja është arkitekte dhe njohëse e mirë e planifikimit hapësinor. Ajo është edhe humaniste dhe paraprakisht ka punuar me një organizatë humanitare për rehabilitimin e shtëpiave të dëmtuara nga lufta. Urimja ka qenë edhe më heret mbështetëse e aktiviteteve të Organizates “Vita Sporti dhe Shëndeti” ku bashkë me Vjollcen ndikuan në përfshirjen e të rinjëve në klube sportive. Në këtë projekt Urimja vjen e motivuar për ta ndimuar ekipin për renovimin e këtij klubi.
Cili është qëllimi ynë?
Klubi i body terapisë ka për qëllim krijimin e një mjedisi te përshtashëm për ushtrime trupore, dhe vetëdijsimin e grave për të jetuar shëndetshëm dhe mirëmbajt peshë trupore. Nëpërmjet Projektit “Renovimi i Klubit të terapis trupore të Grave “VITA” do të përmisohen kushtet e hapësires ku ushtrojnë gratë e moshave të ndryshme sidomos atyre të moshes së mesme. Synimi i përgjithshëm është që të inkuadrohen në terapi trupore edhe gratë pensioniste si dhe t’iu shërbejë për përmisimin e sëmundjeve kronike.
Ky klub do të shërbej si platformë me aktivitet të planifikuar rekreative aerobike, body-terapi si dhe të ushtrimeve rehabilituese, në mënyrë që të krijohet një ambient i përshtatshëm rekreativ që ndikon në përmirësimin e shëndetit dhe mirëqenjen sociale të grave te moshave të ndryshme dhe t’i inkurajoj ato që të integrohen dhe të ruajnë shëndetin.
Klubi “Vita” Sporti dhe Shëndeti vite më parë ka funksionuar në një objekt tjetër, por kriza e Pandemisë Globale sikur e zbehu veprimatarinë. Në mënyrë që Klubi të mirëmbahet në vazhdimësi, gratë që do të frekuentojnë do të duhet të bëjnë një pagesë mujore kurse pensioneret një shumë modeste. Me ato mjete do të mirëmbahet Klubi, pra qiraja etj.
Si do të ndihmojë përkrahja juaj?
Rifunksionalizimi i Klubit të Body-Terapis “VITA” për Gratë e moshave të ndryshme përfshi edhe pensioneret në Gjakovë është njëherit edhe një shërbim me një metodologji holistike ndaj problemeve shëndetësore. Për më tepër duke e rehabilituar këtë klub, mundësohet përfshirja dhe përmirësimi i mirëqenjes sociale dhe psiko-fizike dhe ngritet disponimi i tyre për tu ndier me vlerë në familje si dhe rrethin ku jetojnë. Ato janë resurse humane të pa eksploruara dhe nëse i vejmë në dukje kapacitetet e tyre mund të shërbejnë si këshilltare të maturuara në komunitet.
Klubi “VITA” do ofroj ushtrimet në grupe me punëtori praktike dhe teorike si dhe do jetë mundësi e e përshtatshme që gratë të socializohen dhe këshillohen mes vete. Ushtrimet në grupe sukseshëm ndikojnë edhe ndaj problemeve emocionale, shëndetësore, sëmundjeve të moshës si ato kronike. Vlerë shtesë e kësaj iniciative është që duke u anëtarsuar dhe vijuar klubin gratë thyejn tabut dhe njëherit ndryshojn perceptimin patriarkal që ekziston në komunitet. Pra, përfshirja e tyre ngrit vetëbesimin dhe vlerat e tyre poseduese në mënyrë që publiku të dinamizoj me komentet positive dhe motivuese karshi vlerave të tyre.
Me fondet që do të arrijmë t’i mbledhim përmes platformës KosovaIdeas ne do të mund të renovojmë klubin dhe ta funksionalizojmë atë.
Çka na nevojitet (Buxheti)
Gjithsej € 4 000,00
1) | Zëvendësimi i tavanave të thyer dhe mure gipsi | € 500,00 |
2) | Ndreqja e mureve të prishura dhe lyerja e studios | € 200,00 |
3) | Vendosja e pasqyrave | € 150,00 |
4) | Dysheme elastike për ushtrime | € 500,00 |
5) | Ndriqimi dhe vendosja e reflektorëve | € 200,00 |
6) | Dizajnimi dhe vënja e posterave vetëdijsues | € 100,00 |
7) | Zërimi/altoparlantët | € 300,00 |
8) | Këndi social/ riparimi i banakut dhe tavolinave e karrigave dhe zhveshtores | € 500,00 |
9) | Kondicioner për ngrohje/ftohje | € 800,00 |
10) | Riparim i tualeteve | € 350,00 |
11) | 10% kreditkartelë, transfere bankare dhe shpenzime të platformës | € 400,00 |
Name | Date | Comments |
---|---|---|
Anton Gjergjaj | September 22, 2021 | great campaign |
a Basel Foundation | September 22, 2021 | - - - |
Blerta Jupa | September 22, 2021 | great campaign |
Paul DeLancey | September 22, 2021 | great campaign |
Valbone Xerxa | September 22, 2021 | great campaign |
Ilirjana Sahatqija | September 22, 2021 | great campaign |
Fatos Domi | September 22, 2021 | great campaign |
Visar Jasiqi | September 22, 2021 | Suksese |
Fondacioni UNE E DU KOSOVEN | September 22, 2021 | Urime dhe sukses |
Ilirjana Sahatqija | September 22, 2021 | great campaign |
PRONTO SHPK TINA REXHA | September 22, 2021 | great campaign |
Besarta Nuka | September 22, 2021 | Amazing and very thoughtful campaign. Great work! Shume suksese! ❤️ |
Burbuqe Rudi | September 22, 2021 | Kampanje e mrekullueshme, suksese! |
a Basel Foundation | September 22, 2021 | - - - |
D N | September 22, 2021 | great campaign |
Anonymous | September 22, 2021 | well, let's give it a try and hope for succeeding in this great campaign! |
Dea Saraqini | September 22, 2021 | Paç fat! |
Dita Rudi | September 22, 2021 | Keep moving! Suksese Vjollca me ekipin. |
Dorothea Fankhauser | September 22, 2021 | Enyoj mooving |
Nesrete Nuka | September 22, 2021 | Per Vjollca Kuqi |
Rajmonda Duraku | September 22, 2021 | Suksese kampanjes |
Ermira Ferizi | September 22, 2021 | great campaign |
Edona Sina | September 22, 2021 | great campaign |
Buqe Breca | September 22, 2021 | great campaign |
Nore Potera | September 22, 2021 | great campaign |
Fatmir Kuqi | September 22, 2021 | Shume suksese per ekipin. Iniciative me dobi ne komunitet. Ju lumte! |
Veton Bejtullahu | September 22, 2021 | Suksese! |
Fisnik Komoni | September 22, 2021 | great campaign |
Iva Grillo | September 22, 2021 | great campaign |
Ajete Kerqeli | September 22, 2021 | Shume suksese! |
Hajrulla Koxha | September 22, 2021 | great campaign |
Mentore Doli | September 22, 2021 | great campaign It's my pleasure to help this campaign. |
Jeta Bejtullahu | September 22, 2021 | great campaign |
Saranda Dulatahu | September 22, 2021 | great campaign From Saranda |
Vlora Kolqi | September 22, 2021 | great campaign |
Fisnik Komoni | September 22, 2021 | Projekt shume I qelluar |
Diana Nokaj | September 22, 2021 | Shume suksese!! |
R V | September 22, 2021 | great campaign |
Jonila Fetiu | September 22, 2021 | great campaign |
Lutfije Kadriu | September 22, 2021 | great campaign - suksese |
B D | September 22, 2021 | great campaign well done |
Blerta Kusari | September 22, 2021 | great campaign |