• Ju duhet të vendosni një objektiv / target të financimit dhe shuma duhet t’i mbulojë plotësisht të gjitha nevojat financiare për të zbatuar projektin tuaj siç është planifikuar. Nëse një projekt nuk arrin 35% të objektivit të saj të financimit brenda 15 ditëve të para të fushatës tuaj, fushata e projektit do të ndalet dhe do te arkivohet si E DËSHTUAR ndërsa mjetet e mbledhura do të shpërndahen nga KOSOVA ideas te projektet tjera aktuale. 
    • Kohëzgjatja e plotë e një fushate është fiks 45 ditë për çdo projekt.
    • Materiali në platformë duhet të ngarkohet 1 ose 2 muaj para datës së publikimit të fushatës. Në mënyre që edhe bordi editorial të ketë kohë të mjaftueshme për këshilla dhe sygjerime. Mbani në mend se fushata juaj ka 45 ditë për të mbledhur fondet, prandaj koha e fushatës duhet planifikuar në përputhje me rrethana.
    • Qëllimi i financimit duhet të jetë koherent me qëllimin e projektit, por edhe realist dhe 100% i arritshëm në funksion me numrin e mbështetësve që mund të tërheqe fushata, si dhe shumave që mund të zgjedhin për ta mbështetur atë. Për shuma mbi 4’000 EURO, iniciatorët e projektit duhet të sigurojnë angazhimin formal të së paku një mbështetësi të rëndësishëm ose partneri kuratorë para publikimit të fushatës. Bazuar në përvojën tonë si KOSOVA ideas, në mënyrë që një fushatë të jetë e suksesshme, duhet të mbulohen minimum 25% nga partnerët kuratorë ose nga disa mbështetës të mëdhenj, si dhe të ketë së paku 100 mbështetës për ta plotësuar bilancin. Për shumat mbi 8’000 EURO, fushata duhet të ketë dy partnerë kuratorë dhe për shuma mbi 16’000 EURO duhet të ketë tre partnerë kuratorë të angazhuar paraprakisht ose sponzorë të rëndësishëm. 
    • Nëse një projekt arrin ose kalon 35% të objektivit të financimit brenda 15 ditëve të para, iniciatorët apo pronarët e projektit marrin shumën e paguar gjatë gjithë fushatës minus 10% (6% pagesa e shërbimit, 4% pagesat e transaksioneve).
    • Projektet që përfshijnë investimet financiare, projekte te egos, projekte për të promovuar politikën, një ideologji apo fe, si dhe ndihmë zhvillimore dhe projekte të ndihmës të lidhura me fatkeqësi nuk do të pranohen.
    • Bordi redaktorial ka të drejtë të refuzojë projekte, kur ato nuk janë në përputhje me udhëzimet tona ose nëse projekti nuk është i përshtatshëm për ndonjë arsye tjetër. Bordi redaktorial mund të ndalojë dhe të fshijë çdo projekt në qoftë se udhëzimet shkelen ose nëse projekti është në shkelje me Kushtet e Përgjithshme.
    • Ekipi redaktorial rezervon të drejtën për të redaktuar imazhin apo fotografinë e projektit, titullin dhe tekstin kryesor. Imazhet e projektit që përmbajnë tekst nuk mund të pranohet.
    • Projektet nuk duhet të publikohen në platforma të tjera të crowdfunding-ut në të njëjtën kohë.
    • Objektivi i financimit dhe përmbajtja e projektit nuk mund të ndryshohet pas momentit të publikimit të projektit online.
    • Nuk është e mundur që iniciatorët e projektit të ndalin projektet e tyre para kohe dhe as nuk mund t’i fshijnë projektet pasi fushata të ketë përfunduar.
    • Iniciatorët e projekteve të KOSOVA ideas janë plotësisht përgjegjës për planifikimin dhe menaxhimin e fushatës së tyre, zbatimin e projektit dhe komunikimin me mbështetësit.
    • Të dhënat e mbrojtura nga të drejtat autoriale nuk duhet të publikohen përveç nëse iniciatorët e projektit posedojnë të drejtat e nevojshme të përdorimit.
    • Ndalohet shpërndarja e informacioneve shpifëse, fyese ose të paligjshme. Në veçanti, informacionet pornografike, raciste ose me përmbajtje të ngjashme nuk duhet të publikohen.
    • Iniciatorët e projektit janë pronarët ekskluziv të të drejtave që kanë të bëjnë me këtë projekt.
    • Nëqofte se qëllimi financiar është mbi 2500 euro, atëherë pronarët e projektit kanë një OJQ të tyre me të cilën e prezantojnë fushatën ose ata bashkëpunojnë në mënyrë të qartë për këtë projekt/fushatë specifike me një OJQ në Kosovë dhe shuma do t’i transferohet kësaj OJQ-je, e cila më pas siguron fondet për pronarët e projektit.
    • Projekti pa buxhet vlerësohet se është në proces e sipër dhe ende nuk është gati për t’u publikuar. Buxheti i projektit duhet të tregojë shfrytëzimin e fondeve në detaje të mjaftueshme, në mënyrë që të jetë sa më transparent dhe bindës për mbështetësit financiar. Shpenzimet për pagat e rregullta për anëtarët e ekipit, qiraja, shpenzimet e zyrave, shpenzimet e përgjithshme, etj zakonisht nuk mbështeten nga mbështetësit tanë. Shkarkoni strukturën e buxhetit në mënyrë që të përmendni saktë tarifat e transaksioneve dhe platformës prej 10% nga fondet e mbledhura: Tabela e Buxhetit