Short Story

#MoseMerrMalin is a movement dedicated to reversing deforestation and restoring the vitality of Kosovo’s forests.

Mos e Merr Malin

by Sustainability Leadership Kosova

  •  40'000.00

    Funding Goal
  •  2'345.00

    Funds Raised
  • 0

    Days to go
  • Target Date

    Campaign End Method
Raised Percent :
5.86%
This campaign has ended
Prishtina, Kosovo
Avatar photo

Sustainability Leadership Kosova

1 Campaigns | 0 Loved campaigns

See full bio

KAMPANJA

BASHKOHUNI ME NE NË RUAJTJEN E PYJEVE TË KOSOVËS

Kush jemi ne?

Sustainability Leadership Kosova (SLK) është një OJQ lokale e përkushtuar për të krijuar një të ardhme të qëndrueshme për Kosovën tonë. Nëpërmjet edukimit, konsulences dhe formësimit të lidhjeve në mes komunitetit, ne qëndrojmë të bashkuar nën lëvizjen #MoseMerrMalin. Qëllimi ynë është të trajtojmë çështjen urgjente të shpyllëzimit pëmes ndjeshmërisë dhe vetëdijësimit.

Ne shohim urgjencën për të vepruar!

Nëpërmjet hulumtimit tonë, imazheve satelitore dhe teknologjisë GIS, ne kemi fituar njohuri për gjendjën shqetësuese të shpyllëzimit në rajonin tonë. Rezultatet janë alarmante: mbi 2 hektarë të pyllit tonë të çmuar humbasin çdo ditë, e barabartë me madhësinë e 3.5 fushave të futbollit. Nëse ky trend vazhdon, deri në vitin 2035, pyjet e e Kosovës do të përballen me dëme të pariparueshme.

Qëllimi ynë: është të rivendosim ekuilibrin e natyrës dhe të ruajmë pyjet e Kosovës.

Si do të na ndihmojë mbështetja juaj?

Për të realizuar vizionin tonë, ne kërkojmë mbështetjen tuaj. Mbledhja e fondeve për lëvizjën #MoseMerrMalin synon të blejë Dronin Bujqësor DJI AGRAS T30 – një mjet kryesor në përpjekjet tona për ripyllëzimin. Ky dron inovativ, me aftësitë e tij të mbjelljes ajrore të farave, ofron një qasje efikase dhe efektive për restaurimin. Blerja e tij jo vetëm që i hap rrugën teknologjive të reja të mbjelljes, por gjithashtu hap dyert për iniciativat e para të ‘gjurmëve të karbonit’ në Kosovë.

Përtej dronit, aspiratat tona shtrihen në blerjen e pajisjeve mbështetëse thelbësore. Kjo përfshin një mbjellës farash, një makinë për veshjen e farave, një kompjuter farash dhe një bankë farash. Këto mjete formojnë themelin e përpjekjeve tona të restaurimit, duke na mundësuar t’i japim jetë tokës sonë të dashur në çdo cep të saj.

Qëllimi ynë për mbledhjen e fondeve: Ju ftojmë të filloni këtë udhëtim kuptimplotë me ne. Le të bashkohemi në përkushtimin, dhembshurinë dhe dashurinë tonë të përbashkët për atdheun tonë. Së bashku, ne mund të rivendosim harmoninë dhe të sjellim një epokë të re të begatisë ekologjike. Për të arritur misionin tonë dhe për të siguruar pajisjet dhe ekspertizën e nevojshme, ne synojmë të mbledhim 40,000 EUR përmes kësaj platforme për mbledhjen e fondeve. Çdo kontribut ka rëndësi në misionin tonë për të mbrojtur pyjet dhe për të ruajtur pastërtinë e ajrit tonë.

Buxheti:

DJI AGRAS T30 Agricultural Spraying Drone —–  25,000 €
Seed Sower —-  3,000  €
Seed Computer —-  4,000  €
Administrative Cost —-   4,000 €
10% Creditcard-, banktransfer- and KOSOVA ideas Platform Fees —-  4,000 €

Vepro sot — për hir të pyjeve tona të çmuara, mirëqenies së komuniteteve tona dhe shpirtit të përjetshëm të Kosovës. Le të rivendosim natyrën tonë së bashku!

 

Name Date Comments
Anonymous July 04, 2023 - - -
Cassie Bungey July 04, 2023 - - -
Anonymous July 04, 2023 Great campaigning!!!
Hemma Varma July 03, 2023 - - -
Polly Courtice July 03, 2023 Keep up the good work! Polly Courtice
Charlotte Gamage June 30, 2023 - - -
Shpetim Shujaku June 29, 2023 Së bashku mundemi t’i shpëtojmë pyjet tona!
Agron S Dida June 29, 2023 - - -
Christele Delbe June 27, 2023 - - -
Susan Njoroge June 27, 2023 - - -
Kishore Ravuri June 26, 2023 - - -
Vllaznim Xhiha June 26, 2023 - - -
ardita shabi June 24, 2023 - - -
Teuta Gjakova June 23, 2023 - - -
Michelle Blanchet June 22, 2023 - - -
Andi Beqiri June 22, 2023 - - -
d kartallozi June 21, 2023 ❤️
Hotel Dardani SH.P.K. Hotel Dardani SH.P.K. June 21, 2023 - - -
Anonymous June 21, 2023 - - -
Indira Kartallozi June 21, 2023 - - -
Jeanette Visser June 20, 2023 - - -
Gjakush Capari June 20, 2023 - - -
Anonymous June 19, 2023 - - -
Wayne Visser June 19, 2023 - - -
Anonymous June 19, 2023 - - -
Mark Kosmo June 19, 2023 - - -