Short Story

“Përkrahni projektin tonë për një furrë të re qeramike për shkollën e mesme “Odhise Paskali” në Pejë, Kosovë, duke fuqizuar artistët dhe duke lënë një trashëgimi të qëndrueshme. Bashkohuni me ne në formësimin e së ardhmes artistike të vendit!”

“Krijimtaria në Aksion: Bashkohuni me ne për të ndriçuar të ardhmen e Shkollës ‘Odhise Paskali’!”

by Kastriot Blakaj

  •  11'000.00

    Funding Goal
  •  6'610.00

    Funds Raised
  • 0

    Days to go
  • Target Date

    Campaign End Method
Raised Percent :
60.09%
This campaign has ended
Peja, Kosovo
Avatar photo

Kastriot Blakaj

1 Campaigns | 0 Loved campaigns

See full bio

KAMPANJA

Historiku

 Shkolla e Lartë e Artit Aplikativ “Odhise Paskali” në Pejë është themeluar në vitin 1946. Qysh nga themelimi e deri më sot, kjo shkollë është e vetmja shkollë në vend ku mësohen artet aplikative. Të gjitha kuadrot artistike të vendit tonë janë produkt i kësaj shkolle.

Aktualisht në këtë shkollë mësohen pesë drejtime si profile të arsimit të mesëm profesional: Dizajn tekstili dhe mode, Dizajn enterieri, Dizajn grafike, Dizajn qeramike dhe Drejtimi i Pikturës.

Mësimin në shkollë aktualisht e vijojnë 300 nxënës, përkatësisht 60 nxënës për secilin profil.

Drejtimi i Dizajnit të Qeramikës

 Në drejtimin e Dizajnit të Qeramikës aktualisht studiojnë 60 nxënës ku 60% e tyre janë vajza. Si drejtim, Dizajni i Qeramikës është cilësuar si profil i rëndësishëm duke qenë se interesimi për regjistrim është çdo vit e në rritje.

Puna në këtë drejtim zhvillohet në dy atelje, të cilat posedojnë kushtet e mira për zhvillim të nxënësve. Nxënësit e këtij drejtimi punojnë punime artistike ku përfshihen aksesorët dekorativ, vazo, pijata, skulptura, replika të artefakteve të ndryshme. Shumë nga replikat e artefakteve edhe sot ruhen në Muzeun e Kosovës. Po ashtu nxënësit e këtij drejtimi kanë marr pjesë në shumë ekspozita si dhe janë prezentuar me punimet e tyre edhe jashtë vendit. Por së fundi është shfaqur problemi i pajisjes së këtij drejtimi me furrë adekuate për pjekjen e këtyre punimeve nga qeramika. Nxënësit e këtij drejtimi aktualisht veprojnë me një furrë të vogël e cila nuk përmbushë kushtet për zhvillim tutje të këtyre nxënësve. Mungesa e një furre adekuate me përmasa më të mëdha dhe në gjendje të rregullt, limiton tej mase shume nxënësit për tu zhvilluar dhe aftësuar. Shumë prej punimeve të tyre mbesin të pa realizuara deri në fund.

Qëllimi i projektit

Duke pas parasysh suksesin e deri tanishëm të drejtimit të Dizajnit të Qeramikës, impenjimin e nxënësve për ta studiuar këtë drejtim, si dhe ofrimin e mundësive sa më të mira për arritjen e majave të suksesit për këta nxënës, projekti ka për qëllim sigurimin e një furre të re të qeramikës.

Furra e re e Qeramikës pa dyshim se do të mundësonte aftësimin më të mirë të nxënësve, shtimin e numrit të tyre, realizimin e shumë projekteve dhe punimeve artistike. Po ashtu pajisja e Shkollës me këtë furrë do të mundësonte krijimin e punimeve të cilat më pas do të iu mundësonin nxënësve prezantim më të mirë në gara të ndryshme jashtë vendit, në ekspozita si dhe do të mundësonte zhvillimin e aftësive të tyre profesionale.

Si do të na ndihmojë mbështetja juaj?

 Çmimi i kësaj furre sillet rreth shumës prej 10.000 euro, që në fakt është shumë e papërballueshme për shkollën dhe familjarët e këtyre nxënësve, andaj mbështetja juaj është më se e domosdoshme për realizimin e këtij projekti. Mbështetja juaj në kampanjën për ngritjen e fondeve për pajisjen e shkollës me furrë të re të qeramikës do të mundësonte që këta nxënës të aftësohen në mënyrë profesionale, të zhvillohen dhe ta përfaqësojnë vendin tonë në mënyrën më të mirë të mundshme.

Mbështetja juaj po ashtu do të kontribuonte edhe në zhvillimin e gjeneratave të tjera të cilat do të vijojnë në të ardhmen drejtimin e qeramikës pranë shkollës sonë.

Buxheti i projektit

 

KATEGORIA BUXHETI TOTAL
Furra e Qeramikës 10000€
10% Creditcard-, banktransfer- and KOSOVA ideas Platform Fees 1000€

                                                                                                                                                                                          11.000€

Ekipi i projektit

             

  Kastriot Blakaj                 Blerina Bytyqi                    Soreja Adzajlic

Name Date Comments
Anonymous October 15, 2023 - - -
Bajram Sahatçiu November 16, 2023 Suksese ne kampanje!
Visar Muriqi November 16, 2023 Success :)
Mjellme Doli November 09, 2023 Working with ceramics is a beautiful way to nurture the creativity of Kosovo's youth. Wishing you all the best!
Anonymous November 02, 2023 - - -
Granit Dinaj October 23, 2023 Suksese!
Arta Kollqaku October 23, 2023 Suksese!
Kastriot Blakaj October 16, 2023 Suksesee :D
Teuta Gacaferi October 17, 2023 Suksese
Dorothea Fankhauser October 16, 2023 Art is needed for life
Fondacioni Une E Du Kosoven October 16, 2023 - - -
KOMUNA Pejë October 16, 2023 Suksese nxenesve dhe kolektivit arsimor.
SH.M.A.A. "Odhise Paskali" October 13, 2023 Kontributi nga nxenesit e shkolles "Odhise Paskali" ne Peje.
GOGAJ AG October 13, 2023 Suksese!
Korporata RUGOVE October 13, 2023 Suksese shkolla :)
Bleta Mulhaxha October 05, 2023 Suksese!
Asdren Rrahmani October 05, 2023 - - -
Ilir Morina October 05, 2023 Sent info to Asdren Rrahmani
Hera Zherka October 04, 2023 Urime per kampanjen. Uroj qe te perfundon me sukses maksimal.
Anonymous October 04, 2023 - - -
Andreas Wormser October 03, 2023 - - -
Tahir Shala October 02, 2023 Suksese!
Donjeta Krasniqi October 02, 2023 Sukseseeee
Besnike Kocani October 02, 2023 Suksese :-)
Elza Krelani October 02, 2023 <3
Flatra Thaqi October 02, 2023 Such a great initiative 👏
Anonymous October 02, 2023 - - -
Arta Jusaj November 14, 2023 - - -
Engelbert Zefaj November 12, 2023 Kampanje qe ja vlene
Burim Leci November 11, 2023 - - -
Muamer Shala November 10, 2023 Kam qef te ndihmoj me aq sa kam munde ne zhvillim te arsimit e kultures se Kosoves
Alma Islamaj October 25, 2023 - - -
Agjencioni për Financim në Kosovë October 18, 2023 Suksese nxënësve!
Ferasete Shala October 17, 2023 Suksese!
Liridona Gjuka October 17, 2023 Suksese
Besmir Nikqi October 04, 2023 - - -
Albanina Nikci October 04, 2023 Suksese