Kushtet dhe Termat e Përgjithshme

1. Zbatueshmëria

Platforma kosovaideas.com drejtohet nga fondacioni jofitimprurës KOSOVA ideas. Në platformën  www.kosovaideas.com, individët, organizatat dhe kompanitë mund të nisin ose të mbështesin financiarisht projekte. KOSOVA ideas këtu e tutje referohet si «operator», iniciatorët e projekteve referohen këtu e tutje si «pronarë të projekteve», përdoruesit që nuk janë të regjistruar referohen këtu e tutje si «vizitorë», ndërsa përdoruesit e regjistruar referohen këtu e tutje si «mbështetës të projekteve».

Vetëm individët që kanë të paktën 18 vjeç (mosha madhore) ose entitetet ligjore mund të bëhen pronarë të projekteve ose mbështetës të projekteve.

Duke përdorur platformën vizitorët, pronarët e projekteve dhe mbështetësit e projekteve (së bashku me „përdoruesit“) bien dakord me këto Kushtet dhe Termat e Përgjithshme. Përdorimi nënkupton hapjen e www.kosovaideas.com në një shfletues interneti.

Këto Terma dhe Kushte të Përgjithshme rregullojnë të gjitha marrëdhëniet kontraktuale me platformën KOSOVA ideas dhe fondacionin KOSOVA ideas.

Ndryshimet kontraktuale për përdorimin e shërbimeve të veçanta, për të cilat është e nevojshme regjistrimi në kosovaideas.com, bëhen ligjërisht të vlefshme pas regjistrimit ose hyrjes së suksesshme nga përdoruesi.

Operuesi rezervon të drejtën për të ndryshuar këto Terma dhe Kushte të Përgjithshme në çdo kohë.

2. Shërbimet

KOSOVA ideas operon me platformën www.kosovaideas.com, në të cilën  vizitorët dhe mbështetësit e projekteve mund të nisin, shfletojnë dhe të mbështesin financiarisht projekte. Këto projekte dorëzohen nga pronarët e projekteve, të cilët janë përgjegjës të vetëm për përmbajtjen dhe zbatimin e projekteve. Të gjitha të drejtat e autorit dhe të drejtat e përdorimit mbeten gjithmonë tek pronarët e projekteve. Është përgjegjësi e mbështetësve të projekteve nëse dëshirojnë të mbështesin një projekt. Operuesi nuk garanton financimin e suksesshëm apo zbatimin e një projekti.

3. Komisionet dhe Tarifat e Transaksioneve

Pas një kampanje të suksesshme të projektit në kosovaideas.com, 90% e shumës totale të mbledhura transferohen në llogarinë e pronarit të projektit. Fushatë e suksesshme projekti konsiderohet kur projekti ka arritur 35% të objektivit të financimit brenda 15 ditëve të para të fushatës. Kohëzgjatja fikse e një fushate është 45 ditë. Nëse kushti prej 35% tejkalohet brenda 15 ditëve të para, pronari i projektit merr 90% të shumës totale të mbledhur gjatë 45 ditëve të fushatës, pavarësisht nëse objektivi i financimit është arritur pjesërisht apo plotësisht, ose është tejkaluar. Operuesi merr një komision prej 6%. 4% ndahen për të mbuluar tarifat e transaksioneve dhe zhvillimin dhe mirëmbajtjen e sistemit të pagesave. Kjo vlerë për komision dhe tarifa zbatohet për shumën totale të mbledhur, përfshirë shumën që tejkalon objektivin e financimit. Nëse kushti prej 35% nuk arrihet brenda 15 ditësh, fushata ndalet dhe pronari i projektit nuk merr asnjë shumë dhe pagesat e bëra ndahen nga KOSOVA ideas sipas diskrecionit të saj për fushatat e tjera aktuale.

4. Pagesat

Fondacioni KOSOVA ideas është i mandatuar nga pronari i projektit për të mbledhur dhurimet nga mbështetësit e projekteve. Për qëllime pagese, porta e pagesave elektronike drejton mbështetësit e projekteve te ofruesi i pagesave që ata zgjedhin. Pagesat bëhen në llogarinë e  KOSOVA ideas dhe dërgohen në dy ose më shumë këste gjatë fushatës, ndërsa llogaritë përfundimtare dhe pagesa e fundit bëhen zakonisht brenda shtatë ditësh pas përfundimit të fushatës.

Ekzistojnë disa përjashtime kur shuma e transferuar tek pronari i projekti mund të jetë më e vogël se 90% e shumës së zotuar:

Në rast se kartat e kreditit të përdorura nga mbështetësit e projekteve nuk mund të ngarkohen me pagesë;

  • Në rast se shuma e zotuar nga një mbështetës projekti transmetohet në llogarinë e KOSOVA ideas shumë vonë; ose
  • Për të tjera arsyje.

5. Të dhënat personale

Përdoruesi mund të fusë të dhëna personale në profilin e tij/saj që janë të dobishme për komunikimin me përdoruesit e tjerë.

Në momentin e dorëzimit të një projekti, pronarëve të projekteve u kërkohet të japin identifikim me një dokument zyrtar. Operuesi verifikon që informacioni i dhënë është i saktë, nëse është e mundur.

Operuesi ndërmerr masa ligjore në rast se jepen të dhëna të rreme në profil ose në platformë.

6. Përdorimi dhe mbrojtja e të dhënave 

Operuesi respekton ligjet e zbatueshme për mbrojtjen e të dhënave.

Me regjistrimin e tij/saj në kosovaideas.com, përdoruesi pajtohet me dispozitat e mëposhtme për përdorimin e të dhënave personale të tij/saj:

Operuesi përpunon të dhënat personale të përdoruesve (në veçanti të dhënat e kontaktit si mbiemri, emri, adresa e email-it, adresa, numri i telefonit) në faqet e tij të internetit për të siguruar funksionimin e kosovaideas.com. Të dhënat e tilla personale krijohen vetëm nga informacioni i dhënë nga përdoruesit dhe përdorimi i shërbimeve të ofruara.

Përdoruesi pranon ruajtjen digjitale të të dhënave të tij/saj personale. Përdoruesi pranon transmetimin e të dhënave të kontaktit te përdoruesit e tjerë për të lehtësuar shkëmbimin e mesazheve midis përdoruesve. Përdoruesit mund të përpunojnë të dhëna të tilla personale vetëm për qëllimet e projektit në fjalë; transferimi te palët e treta nuk lejohet.

Për më tepër, operuesi ka të drejtë të transmetojë të dhënat te ofruesi përkatës i pagesave elektronike nëse kërkohet për qëllime të tarifimit të shërbimeve për pagesë.

Nëse një përdorues përdor shërbimet e kosovaideas.com, të dhënat e tij/saj maskohen dhe ruhen duke përdorur cookies. Cookies nuk përmbajnë të dhëna personale në vetvete, por përkundrazi mbështesin funksionimin e platformës.

Për të parandaluar abuzimin dhe mashtrimin, operuesi ka të drejtë të ruajë adresat IP të përdoruesve.

Operuesi përdor masa të përshtatshme organizative dhe teknike për të parandaluar përpunimin e paligjshëm të të dhënave personale. Operuesi i përpunon të dhënat ekskluzivisht për qëllimet e ofrimit të shërbimeve për përdoruesit. Operuesi ruan të dhënat personale vetëm aq sa dhe për aq kohë sa është e nevojshme.

7. Detyrimet e Përdoruesve

Përdoruesi është përgjegjës për përmbajtjen e regjistrimit të tij/saj dhe informacionin e dhënë. Përdoruesi përfaqëson dhe garanton se informacioni i dhënë është i saktë.

Përdoruesi do të mbajë operatorin të padëmtuar nga çdo kosto, pretendim, dëm, humbje ose pretendime të tjera që mund të rrjedhin nga regjistrimi i tij/saj ose nga marrja e shërbimeve të kosovaideas.com.  

Përdoruesi duhet t’i trajtojë me konfidencialitet e-mailet dhe çdo mesazh tjetër të shkëmbyer dhe t’i bëjë ato të disponueshme për palët e treta vetëm pas miratimit të qartë e paraprak të dërguesit. Kjo vlen veçanërisht për mbiemrin, emrin, numrin e telefonit, adresën, adresat e e-mailit dhe URL-të.

Për më tepër, përdoruesi nuk duhet të bëjë asnjë përdorim të papërshtatshëm të shërbimeve të një operatori, veçanërisht:

  • Asnjë shpërndarje e materialeve ose informacionit shpifës, fyes apo të paligjshëm. Kjo vlen veçanërisht për përmbajtje pornografike, raciste, nxitëse ose të ngjashme.
  • Asnjë futje e të dhënave në sistem që përmbajnë viruse kompjuterike (softuer i infektuar) ose softuer apo materiale të tjera, që potencialisht mund të dëmtojnë harduerin ose softuerin e operatorit.
  • Asnjë publikim i materialeve të mbrojtura nga të drejtat e autorit, përveç nëse përdoruesi ka të drejtë ta bëjë këtë.

8.Detyrimet e Veçanta të Pronarit të Projektit

Pronari i projektit përfaqëson dhe garanton para operatorit se ai/ajo ka moshën madhore dhe do të identifikohet me një dokument zyrtar.

Me dorëzimin e informacionit, pronari i projektit i jep Operatorit një të drejtë jo-ekskluzive, mbarëbotërore dhe të përhershme për të përdorur informacionin e projektit pa pagesë. Pronari i projektit i jep të drejtën operatorit të ruajë, publikojë dhe ta bëjë të disponueshëm për palët e treta informacionin e dorëzuar të projektit (teksti, fotografitë, videot) si dhe mbiemrin dhe emrin, në rast se kjo i shërben promovimit të projektit, pronarëve të projektit ose kosovaideas.com. Operatori ka të drejtë të përdorë dhe ta bëjë të disponueshëm informacionin e projektit si të tillë, pjesërisht, në formë të ndryshuar, ose në kombinim me përmbajtjen e vet të operatorit.

9. Të Drejtat e Autorit

Operatori rezervon të drejtën e autorit për të gjithë përmbajtjen e vet në faqet e tij të internetit. Kopjimi ose përdorimi i një përmbajtjeje të tillë lejohet vetëm me miratimin paraprak me shkrim të operatorit.

10. Përgjegjësitë

Operatiori nuk është përgjegjës për përditësimin, saktësinë, plotësinë ose cilësinë e informacionit të dhënë, as për përdorimin e mundshëm të gabuar të informacionit nga palët e treta.

Çdo përgjegjësi për dëme ekonomike, personale ose jomateriale që rrjedhin nga përdorimi i kosovaideas.com përjashtohen në mënyrë eksplicite.

Të gjitha ofertat janë pa detyrime dhe të pastrukturuara. Operatori përpiqet të sigurojë ofrimin e shërbimeve, por nuk mund të garantojë disponueshmëri të pandërprerë. Çdo përgjegjësi për vonesa teknike në transmetim ose ndërprerje përjashtohet.

Operatiori rezervon të drejtën të ndryshojë ose të pezullojë shërbimet ose pjesë të tyre përkohësisht ose përfundimisht në çdo kohë.

Operatiori nuk është përgjegjës për përdorimin e paligjshëm të të dhënave personale nga palët e treta.

Operatiori nuk është përgjegjës për hiperlidhjet që janë jashtë përgjegjësisë së tij. Në rast se operatiori merr dijeni për lidhje me faqe interneti që përmbajnë përmbajtje të paligjshme, ai do të ndërmarrë të gjitha masat e arsyeshme për të fshirë këto lidhje.

11. Zbatueshmëria

Nëse ndonjë dispozitë e këtyre Kushteve dhe Termave të Përgjithshme gjendet e pazbatueshme ose e pavlefshme, vlefshmëria e dispozitave të mbetura ose vlefshmëria e kontratës nuk do të ndikohet. Dispozita e pavlefshme ose e pazbatueshme do të zëvendësohet nga palët me një dispozitë të vlefshme dhe të zbatueshme, e cila do të përputhet me qëllimin ekonomik të dispozitës fillestare. E njëjta gjë vlen edhe për çdo boshllëk të mundshëm brenda kontratës.

12. Juridiksioni dhe zbatimi i ligjeve

Ligji Zviceran do të zbatohet për këto Kushte dhe Terma të Përgjithshme dhe çdo marrëveshje tjetër që përdoruesi lidh me operatorin. Vendi i jurisdiksionit është Basel, Zvicër.