ZHVILLO DHE RRIT KOMUNITETIN TËND
Ndiqni hapat tek lidhëza "Si të filloni një fushatë" të listuar më poshtë në këtë faqe dhe kur të jeni gati, klikoni butonin më poshtë.
Video për fillestar
Fillimi i një projekti kurrë nuk ka qenë më i lehtë.
Si të filloni
Për të mbledhur fonde për projektin tuaj përmes platformës KOSOVA Ideas, duhet të ndiqni këto hapa:
Vizito www.kosovaideas.com.
Për të parë më shumë, ju nuk keni nevojë të krijoni në llogari; është falas dhe pa ndonjë kosto. Njihuni me platformën dhe nëse jeni të interesuar, hidhini një sy me kujdes edhe tek sektionet si “Rreth Nesh”, “Kushtet e Përdorimit”, “Rregullat Tona”, “Si Funksionon” etj. Kjo do t’ju ndihmojë të kuptoni më mirë si mund të përdorni platformën për të përfituar maksimalisht nga ajo dhe për të siguruar që projektet tuaja të përmbushin kriteret e nevojshme për të qenë të suksesshme.
Bëhu mbështetës
Nëse dëshiron të provoni ndjenjën e mirë e të qënit mbështetës, provojeni. Zbuloni dhe zgjidhni projekte të të tjerëve dhe bëhuni një nga mbështetësit e saj. Edhe me një shumë shumë të vogël, mund të kuptoni se sa ndjenjë e mirë dhe sa e lehtë është të bëheni mbështetës dhe të jeni pjesë e komunitetit.
Prezantoni një projekt
Nëse dëshironi të prezantoni projektin tuaj, duhet të regjistroheni dhe të ngarkoni informacionin e kërkuar rreth jush (ekipit dhe/ose organizatës) dhe projektit tuaj (tekst, foto, video klip) duke ndjekur udhëzimet e procesit të regjistrimit. Pasi të dorëzohet, projekti do të publikohet dhe fushata juaj 45-ditore do të fillojë brenda disa ditësh. Ose KOSOVA ideas mund të të kontaktoj me disa pyetje ose sugjerime për ta bërë propozimin tuaj më të qartë, më atraktiv, përpara se ta publikoj dhe të fillojë fushatën.
Përfundo një fushatë të suksesshme
Dhjetë ditë pas përfundimit të suksesshëm të fushatës tuaj, do të merrni 90% të shumës së mbledhur (10% përdoren për tarifat e transferit dhe bankës si dhe për të operuar dhe promovuar platformën).
Promovoni kampanjën tuaj të suksesshme
Projektet e suksesshme do të mbeten të publikuara në arkivin tonë dhe ju dhe mbështetësit tuaj jeni të lirë të shkëmbeni çdo pyetje dhe lajm rreth zbatimit të projektit. Në blogun dhe buletinet tona, ne do t’i informojmë përdoruesit tanë për histori të jashtëzakonshme të projekteve dhe lajme të tjera në lidhje me platformën tonë.
Para se të filloni regjistrimin online, sigurohuni që të keni gati për ngarkim artikujt e mëposhtëm:
- Një foto të ID-së tuaj me emër, datë lindjeje dhe foto në format PDF.
- Një dokument me të gjitha detajet e llogarisë bankare në të cilën KOSOVA ideas duhet të transferojë shumën e mbledhur.
- Shumë që mëtohet të arrihet për financim të projektit në Euro.
- Titullin e Projektit dhe Kampanjës, në të paktën 3 nga 4 gjuhë (shqip, anglisht dhe gjermanisht janë të domosdoshme dhe frëngjisht ose serbisht si opsion shtesë).
- Zgjidh nga lista (linku i kategorive) e paraqitur nga KOSOVA ideas të paktën një dhe maksimumi tre kategori me të cilat projekti yt lidhet.
- Përshkrimi i projektit, maksimumi 1 faqe, në të paktën 3 nga 4 gjuhë (shqip, anglisht dhe gjermanisht janë të domosdoshme dhe frëngjisht ose serbisht si opsion shtesë).
Foto portreti të juajat dhe të anëtarëve të ekipit. Imazhet tuaja duhet të jenë jo më shumë se 150 pX 150 dhe duhet të jenë nën 1 MB në madhësi.
- Emrat dhe profili i shkurtër i anëtarëve të ekipit (dhe adresat e tyre të email-it, opsionale për publikim).
Fotografi që ilustrojnë projektin tuaj. Pa tekst brenda fotove. Imazhet duhet të jenë jo më shumë se 1200 X 1200 piksel, në formatet JPEG, PNG ose GIF, dhe nën 2 MB në madhësi. Imazhet më të vogla se 730 X 550 do të zmadhohen për t’u përshtatur. Për rezultate më të mira, fillo me një imazh të madh që tashmë ka një raport të afërt 4:3. Pasi të jetë ngarkuar skedari i fotos, do të vazhdoni me prerjen dhe ndryshimin e madhësisë së fotos.
- Video klipi i kampanjës rekomandohet maksimumi 2 minuta.
Fragmenti për publikim në YouTube ose Vimeo
Pasi të ngarkoni videon tuaj në YouTube ose Vimeo, ju duhet pak më shumë punë se vetëm lidhja e videos. Për të bërë fragmentin e plotë për publikim, duhet të hapni videon tuaj në shfletuesin e uebit dhe shtypni butonin “Share” për videon. Pastaj, nën butonin “Embed”, zgjidhni dhe kopjoni fragmentin e plotë për publikim. Nëse dëshironi, gjerësia ideale është 530 piksel. Ju lutemi të përfshini vetëm pjesën e iframe të fragmentit. Çdo përmbajtje shtesë do të hiqet.
Emri në Twitter
@ ____________________ (Shënim: Duhet të përdoren vetëm llogaritë e Twitter me cicërima publike. Nëse postimet e juaja janë të mbrojtura vetëm për ndjekësit e tuaj, postimet nuk do të shfaqet siç duhet në faqen tuaj)
Lokacioni i kampanjës
Vendosni lokacionin e kampanjës suaj e cila do të shfaqet në hartë. Mund të shkruani një adresë të plotë rruge ose vetëm qytetin dhe kodin postar në Kosovë.
Email Message
Kur dikush dhuron për kampanjën tuaj, ata marrin një njoftim përmes email-it. Nëse dëshironi të përfshini një mesazh personal që do të bashkëngjitet në fund të email-it, të lutem shkruani më poshtë.
SHËNIM: Meqenëse kjo do të shtohet në email-in ekzistues, mos përfshini hapje si (I dashur/i dashur) ose mbyllje (me respekt).