Përshkrim i shkurtër

Dhurojini një qeni endacak një herë në jetën e tij një trajtim te veterineri!

Treatment and Castration of stray dogs in Kosovo

by Helen Wormser

  •  4'500.00

    Caku i financimit
  •  1'635.00

    Funds Raised
  • 0

    Days to go
  • Target Date

    Metoda e fushatës
Raised Percent :
36.33%
This campaign has ended
Gjakova

Helen Wormser

1 Campaigns | 0 Loved campaigns

See full bio

KAMPANJA

Fushatë

Kosovarët nga Gjakova DVM Blendi Bejdoni dhe DVM Eriola Palla Bejdoni punojnë gjashtë ditë në javë pa u lodhur në shërbim të qenve të rrugës – kryesisht në pjesën perëndimore të Kosovës. Ata janë veterinerët e vetëm në këtë vend, të cilët kanë realizuar pa ndërprerje nga janari i 2015-ës kastrime/sterilizime dhe trajtime në masë të qenve të rrugës. Deri tani janë trajtuar pothuajse 3500 qen, shumica e të cilëve qen rrugësh, si edhe qen me pronarë në vështirësi financiare. Në një vend ku deri tani asnjë organizatë në mbrojtje të kafshëve nuk kujdeset për qentë e rrugës, këta dy veterinerë janë atje bashkë me katër punëtorë, i kapin qentë, i kastrojnë/sterilizojnë, i vaksinojnë dhe në rast nevoje i trajtojnë për sëmundje dhe dëmtime.

Pikësynimi i programit KSVL (kap-sterilizo-vaksino-lësho në territorin e mëparshëm) është parandalimi i lindjes së këlyshave dhe si rrjedhojë reduktimi i përgjithshëm i popullatës së qenve të rrugës. Qentë e braktisur, sidomos këlyshat çojnë një jetë të tmerrshme në rrugë derisa ngordhin në mjerim. Nëpërmjet trajtimit veterinar atyre u përmirësohet cilësia e jetës, të paktën për një kohë të shkurtër. Por është e rëndësishme se vetëm kështu mund të parandalohet shumimi endemik i qenve të rrugës në mënyrë afatgjatë dhe sipas etikës për mbrojtjen e kafshëve. Nga ana tjetër vaksinimi i qenve të rrugës është edhe parandalimi më i mirë i mundshëm i sëmundjes së tërbimit. Trajtimi nga parazitët e brendshëm që bëhet njëkohësisht i ruan njërëzit nga Echinococcus multilocularis  (sëmundja e ekinokokut) i cili është i përhapur në vendet e varfra.

Për qentë e sëmurë ka një strehë të posaçme në Nagavc/Rahovec – ata nuk do lëshohen më në rrugë. Në Kosovë nuk ka as edhe një strehë të vetme kafshësh.

Projekti u mundësua nëpërmjet bashkëpunimit me fondacionin e vogël zviceran StrayCoCo. Fondacioni – CoCo do të thotë „Control through Cooperation“ – synon bashkëpunimin në vend dhe kontrollin e ndërsjelltë përmes autoriteteve të gatshme për ta bërë këtë si edhe personave privatë. KSVL duhet të ketë efekt vijues, gjë që funksionon vetëm në kombinim me mësimin në shkollat fillore mbi mbajtjen e përgjegjshme të kafshëve shtëpiake si edhe me përfshirjen e politikanëve vendorë si edhe administratës vendore.

Të dy veterinerët zhvillojnë rregullisht mësim edukues te klasat fillore si edhe janë përgjegjës për bisedimet me autoritetet vendore të lokaliteteve përkatëse. Deri tani është punuar me sukses në këto komuna në perëndim të Kosovës: Gjakovë, Rahovec, Malishevë, Deçan, Pejë si edhe në enklavën serbe afër Prishtinës, Graçanicë dhe në lagjen e komunitetit rom aty pranë, Preoce.

Dhurojini një qeni rruge një trajtim të vetëm mjekësor në jetën e tij, mbrojini kështu njerëzit nga sëmundjet e transmetueshme si tërbimi apo ekinokoku dhe mundësoni që shtimi endemik i qenve të rrugës të parandalohet në aspekt afatgjatë dhe sipas etikës për mbrojtjen e kafshëve. Me 45 Euro ne mund të trajtojmë një qen, me 4500 Euro mund të trajtohen 100 qen.

Name Date Comments
Burim Zherka June 20, 2017 Great initiative, keep up the good work.
Anonymous June 20, 2017 Kosovo’s citizens are often too poor to help a dog. So it is the duty of foreigner dog overs to help and to care! Dogs have a soul and suffer similar to mankind. Please join us and help!
Markus Nussbaumer June 20, 2017 Wer auch nur einen winzigen Teil seines Einkommens für Strassenhunde im Kosovo spendet, hilft gleichzeitig den Menschen, denn die Hunde sind friedlich und geimpft, wenn sie von den Pro Vet Tierärzten eingefangen und behandelt werden. Letztlich dient alles der Sicherheit des Menschen - und ist nicht einfach nur Tierhilfe!
Fondacioni UNE E DU KOSOVEN June 20, 2017 Let's hope citizens of Kosovo care about this important initiativ:Treatment and Castration of one stray dog cost EUR 45.-
Anonymous June 20, 2017 Sicherheit für die Menschen und zugleich mehr Schutz für die Tiere in Kosovo! Mutig !!
Dorothea Fankhauser June 20, 2017 Looking forward for safe walks in Gjakova
Jetmir Bakija June 20, 2017 great campaign
Mark Kosmo June 20, 2017 great campaign
Kaj Seidl-Nussbaumer June 20, 2017 great campaign
Georg Fankhauser June 20, 2017 Your action is so much needed! Let me start with 4 dogs. Hope you catch the ones scaring me when I want to walk on Cabratt hill in Gjakova! Wish you lot of success!