Short Story

Ne sjellim teatrin e kukullave tek fëmijët në Kosovë.

 

The Ambulatory Puppet Theatre

by Ylber Mehmeti

  •  2'950.00

    Funding Goal
  •  2'955.00

    Funds Raised
  • 0

    Days to go
  • Target Date

    Campaign End Method
Raised Percent :
100%
The campaign is successful.
Gjakova
Avatar photo

Ylber Mehmeti

1 Campaigns | 0 Loved campaigns

See full bio

KAMPANJA

Kush jemi ne?

Grupi ynë është i përbërë prej disa 3 artistëve: Erza, Brikena dhe Ylberi, që të tre animatorë (aktorë). Erza edhe Ylberi janë aktorë dhe kanë përvojë të mëparshme me teatrin e kukullave; Brikena është muzikante dhe punon në një cerdhe fëmijësh si mësuese e muzikës. Që të gjithë anëtarët e grupit kombinojnë pasionin e pashuar për teatrin dhe dashurinë e madhe për fëmijët, së bashku me profesionalizmin në lojë dhe tregimin e historive (storytelling).

Teatri i Kukullave

Teatri i Kukullave është një shpikje universale që mund të gjenden në të gjithë qytetërimet botërore. Përpos rolit të saj argëtues, loja me kukulla ka edhe rol të konsiderueshëm në zhvillimin pedagogjik të fëmijëve. Teatri i Kukullave i ka mbijetuar kohës gjithashtu. Mirëpo, përderisa loja me kukulla vazhdon të mbetet pjesë e rëndësishme në argëtimin dhe edukimin e fëmijëve nëpër botë, në Kosovë nuk mund të gjendet as edhe një i tillë. Duke marrë parasysh mungesën e hapësirave publike dhe varfërinë e programeve edukative jashtëshkollore për fëmijë, nevoja për jetësimin e një teatri të kukullave në Kosovë bëhet edhe më e theksueshme. Rrjedhimisht, mungesa e hapësirave publike nxit domosdoshmërinë për improvizim të hapësirave të cilat do të vihen në shërbim të fëmijëve.

Përparësia e Teatrit Ambulativ të kukullave 

Kjo është edhe përparësia e Teatrit Ambulant të Kukullave: lëvizshmëria dhe versatiliteti i saj.

Teatri mund të improvizohet në cdo hapësirë, varësisht se ku gjenden fëmijët. Kështu, do të jetë e mundur që Teatri të jetë kudo që janë fëmijët dhe aq herë sa është e nevojshme. Grupi ynë ka eksperimentuar në të kaluarën me një Teatër Ambulant Lëvizës. Në vitin 2012, ne kemi pasur mundësinë që të japim shfaqjen me titull “Loni dhe shokët e tij” për të gjithë nxënësit e ciklit të ulët: nga klasa e parë e deri në të pestën. Ky projekt u realizua me një bashkëpunim të shkëlqyer me të gjithë mësuesit dhe drejtoritë e shkollave në komunën e Gjakovës. Të gjitha shfaqjet janë realizuar brenda hapësirave të shkollave përkatëse. Përvec kësaj, ne po ashtu kemi realizuar në Teatrin e Gjakovës shfaqjen “Besimi i Humbur”. Që të dyja shfaqjet kanë pasur një sukses të jashtëzakonshëm.

Ajo që na është bërë e qartë atëherë, e që tash na është kthyer në vendosmëri e përkushtim është që, fëmijët e duan lojën dhe teatrin e kukullave.

Arsyet kryesore që neve na kanë shtyrë që të ndërprejmë aktivitetin kanë qenë, pra, arsyet financiare. Në pamundësi të pajisjes me karaktere të reja kukullash dhe rekuizita të nevojshme për realizimin sa më të denjë të lojës, ne nuk kemi pasur mundësi të vazhdojmë punën. Mirëpo, duke marrë parasysh gëzimin e fëmijëve dhe kërkesat e drejtpërdrejta nga punëtorët e arsimit, ne kemi vendosur që të rigjallërojmë projektin tonë me vizionin që teatri të sigurojë një vazhdueshmëri në punën e tij.

Shfaqja e re dhe Turneu

Këtë vit, ne jemi duke e përgatitur një shfaqje tjetër për fëmijë e cila është e përbërë prej disa tregimeve të bukura nga La Fontaine. Shfaqjen do ta kombinojmë, poashtu, me mesazhe edukative që kanë të bëjnë me ambientin dhe shoqërinë në përgjithësi.

Ne besojmë se me zemërgjërësinë dhe me përkrahjen tuaj ne do të mund ta bëjmë të realizueshme këtë shfaqje jo vetëm në Komunën e Gjakovës, por në tërë territorin e Kosovës. Në bashkëpunim me drejtoritë e shkollave të komunave përkatëse, shfaqja do të realizohet në 30 vende në gjithë Kosovën: Mitrovice, Podujeve, Gjilan, Ferizaj,Vushtri, Istog, Pejë, Kaqanik, Artanë, Shterpcë, Kamenicë, Decan, Dragash, Drenas, Junik, Fushë Kosovë, Kastriot, Leposaviq, Klinë, Malishevë, Prizren, Skënderaj, Zubin Potok, Viti, Suharekë, Lipjan, Zveqan, Prishtinë, Gjakovë.

Shfaqjet do të mbahen në hapësira të mbyllura ose në hapësira të hapura, kjo në varësi prej motit dhe në përputhje me marrëveshjet me drejtoritë e shkollave përkatëse. Të gjithë fëmijët do të mund ta shohin shfaqjen pa pagesë.

Qëllimi ynë afatgjatë është që ky teatër të jetë permanent. Për më shumë, ne jemi të vendusur që të ringjallim Teatrin e Kukullave të Gjakovës dhe gjithashtu jemi të gatshëm që të trajnojmë dhe përgatisim aktorë dhe tregues të rinj në mënyrë që puna me teatrit të përcillet nëpër gjenerata.

Fëmijët janë grupi më i cmuar i shoqërisë tonë. Prandaj, Teatri Ambulant i Kukullave fton të gjithë komunitetin e Kosova Ideas, të gjithë artdashësit, filantropët, dhe të gjithë qytetarët tjerë që të na ndihmojmë në jetësimin e këtij projekti vital për argëtimin dhe edukimin e fëmijëve të vegjël të Kosovës.

Fondet e mbledhura nga mbështjetja juaj do të shfrytëzohen për të siguruar materialet e domosdoshme për kukullat si: sfungjerë, materiale të tekstilit; për disa kukulla profesionale, broshura për lajmërimin e shfaqjeve, për mjete ndriqimi dhe rekuzita për skenë, për shpenzime të transportit dhe për pagesën e autorëve.

Buxheti

Sigurimi dhe regjistrimi i automjetit:                                                                  250 Euro

Shpenzime të transportit:                                                                                  245 Euro

Materialie (sfungjerë, materiale të tekstilit) për disa kukulla profesionale:        300 Euro

Audio-Player dhe rekuzita për skenë:                                                               100 Euro

Broshura:                                                                                                           100 Euro

Shpenzime të ushqimit:                                                                                      260 Euro

20 shfaqje:                                                                                                       1,400 Euro

10% kreditkartelë, tranfere bankare dhe shpenzime të platformës:                   295 Euro

Gjithsej:                                                                                                          2,950 Euro

Name Date Comments
G. & D. Fankhauser February 23, 2018 - - -
Roland Meury February 23, 2018 I love what you are doing
A Basel February 23, 2018 It is springtime Loni! Go and tell the kids your story and make them happy!
Anonymous February 23, 2018 great campaign
Amos Hasler February 23, 2018 Very good Video
Grezda Adhurim February 23, 2018 great campaign
Anonymous February 23, 2018 great campaign
Armend Celina February 23, 2018 Bravo ju koftë!
Pirolo Foundation February 23, 2018 great campaign and good loock!!!
kreshnik hoda February 23, 2018 keep up with the perfect job
Burim Zherka February 23, 2018 This is a great initiative, wish you success.
Anonymous February 23, 2018 great campaign
Anselm Ibing February 23, 2018 Make the puppets come to live, and inspire village lives!
Arber Lleshi February 23, 2018 Each kid in Kosova needs this project, and this is why I really hope you reach more than 100%. We need to give our kids reasons to smile and will to play, and this is exactly what this project does.
Elisabeth Kaiser February 23, 2018 - - -
Pellumb Vula February 23, 2018 great campaign 
Fondacioni Unë February 23, 2018 Reaching out to remote places with a mobile puppet theatre, where children have poor or no access to puppet theatres is a project worth supporting. We wish you success in making many children smile and dream.  
Agron Abrashi February 23, 2018 great campaign
Anonymous February 23, 2018 Brrao brrao
Anonymous February 23, 2018 Brrao brrao
Granit Meka February 23, 2018 great campaign
Lee Meixner February 23, 2018 Bring Joy to the Children
Jrene Bucher February 23, 2018 great campaign
Oliwia Grabowska February 23, 2018 i am Fan of Puppettheater too
Fatmir Kuqi February 23, 2018 Great initiative! WIsh you best of luck.
Valon Stavileci February 23, 2018 great campaign
Shpresa Frrokaj February 23, 2018 Një ANDËRR që duhet të realizohet. JU nuk do të ndaleni. Suksese! 
Diana Nokaj February 23, 2018 Go Loni & Friends!