Short Story

Jo shumë dhe asnjë grua shqiptare deri tani, nuk është ngjitur në të gjitha majet e Himalajeve. Uta është ngjitur në 2 dhe synon edhe 12.

The 14 Peaks of the Himalayas Expedition (Part 2)

by Uta Ibrahimi

  •  15'000.00

    Funding Goal
  •  9'000.00

    Funds Raised
  • 0

    Days to go
  • Target Date

    Campaign End Method
Raised Percent :
60.00%
This campaign has ended
Prishtina
Avatar photo

Uta Ibrahimi

1 Campaigns | 0 Loved campaigns

See full bio

KAMPANJA

Rreth meje

Përshëndetje, unë jam Uta Ibrahimi, e lindur dhe e rritur në Kosovë. Në vitin 2017, unë u bëra gruaja e parë shqiptare që pushtoj Everestin (8,848m) dhe Manasulun (8,163m), dy nga majat më të larta në vargun e Himalajeve – dhe kjo është ku lindi ideja për të ngjitur të gjitha 14 majat (ose “tetëmijeshet”).

Deri tani, ekspeditat më kanë çuar në malet e shumë vendeve. Disa pej tyre janë: Musala, 2,925m (Bullgari); Olimpi, 2,918m (Greqi); Jezera, 2,694m (Shqipëri); Triglavi, 2,998m (Slloveni); Tito VRV, 2,745m (Maqedoni); Gjeravica, 2,656m (Kosovë); Ercyes, 3,916m (Turqi); Hasan dag, 3,200m (Turqi); Emler, 3,500m (Turqi); Mont Blanc, 4,880m (Francë); Maja Jalung, 5,700m (Himalaje); Maja Nurbu, 5,800m (Himalaje); Maja Ramdung, 5,925m (Himalaje).

Në vitin 2015, dashuria për natyrën e vendit tonë më bëri t’i ndërpreja punët në sektorin e marketingut dhe të vazhdoja në sektorin e turizmit. Që atëherë kam vazhduar me një numër të madh të ecjeve në natyrë, të tureve me bicikleta, të vrapimeve malore dhe të ngjitjeve në shkëmbinj. Kam qenë pjesë e shumë projekteve për turizëm, ndër to projekti i USAID-it dhe “Via Dinarica”, ai i turizmit ndërkufitar në Malin e Sharrit (GIZ) dhe Reel Rock Festival 2015 (i financuar nga Ambasada Amerikane). Nëpërmjet kompanisë sime, Butterfly Outdoor Adventure, shoqëroj grupe të turistëve dhe të gazetarëve, të huaj e vendas, në Kosovë e Shqipëri, dhe vazhdoj të kontribuoj për krijimin dhe zhvillimin e komunitetit të ngjitësve në Kosovë e Shqipëri, duke mbështetur krijimin e shtigjeve të reja të ngjitjes.

Jetën ia kam kushtuar nxjerrjes në pah të bukurive të natyrës dhe të maleve tona. Rutinat e trajnimit tim, përvoja në male, vendosmëria e vazhdueshme si dhe ndihma juaj do të më shtyjnë për ta arritur qëllimin që vetëm pak njerëz e arrijnë – ngjitjen e të gjitha 14 majave tetëmijëshe të Himalajeve.

Ekspedita

Kjo fushatë për ngritjen e fondeve është për majën e tretë dhe të katërt (ngjitjet për vitin 2018) në vargmalet e Himalajeve. Të dyja janë maja shumë të vështira – Maja Lhotse, e katërta më e lartë në botë (planifikuar për muajin maj), si dhe e dyta më e lartë, K2 (planifikuar për muajin gusht). K2 është jashtëzakonisht e vështirë për shkak të shtigjeve shumë të pjerrëta dhe për shkak se shumë pak njerëz arrijnë ta ngjesin.

Ekspedita e plotë është ngjitja e të gjitha 14 majave mbi 8,000 metërshe deri në vitin 2023, me lartësi totale prej 101,746 metrash. Plani im është që të pushtoj nga dy maja në vit, për 6 vitet e ardhshme.

Arsyeja e ekspeditës

Së pari, dëshiroj që nëpërmjet përvojës dhe rrjetit të komunikimit që krijoj, të ngre vetëdijen për malet dhe natyrën e Kosovës dhe të Shqipërisë tek turistët nga e gjithë bota. Le t’i ftojmë të gjithë të na i vizitojnë malet e majat tona. Si alpiniste femër dua të ngre vetëdijen edhe për çështjet gjinore në shoqërinë tonë. Po, është e mundshme që një femër shqiptare të ngjitet në Mont Everest, majën më të lartë të botës. Dua të motivoj sa më shumë vajza që të arrijnë të ngjiten në male dhe maja. Dua të sjell shpresë, t’i frymëzoj njerëzit për t’i pushtuar majat e tyre, pavarësisht se çfarë sfidash personale mund të kenë.

Ekspeditat e mia duhet të shihen si arritje për Kosovën dhe kombin shqiptar në tërësi. Gjithmonë do t’i valoj të dy flamujt në çdo majë, që ma kujtojnë vendin tim dhe atë që mund ta arrijmë.

Ndihma juaj

Kjo është një ekspeditë e vështirë në shumë aspekte. Çdo ngjitje në majë kërkon muaj të planifikimit, trajnimit, kërkimit të burimeve, por edhe kërkimit të thellë shpirtëror. Për majën e tretë dhe të katërt, kam nevojë për gjithsej 15,000 euro. Në vijim janë kostot e mia të zbërthyera:

Pajisjet

1,000 EUR

2 x bileta fluturimi(Prishtina – Khatmandu dhe Pakistan, me kthim)

2,000 EUR

Akomodimi në Khatmandu(2 x 6 net)

500 EUR

Ekspedita me bordin e plotë për majën Lhotse (pjesërisht)

5,000 EUR

Ekspedita me bordin e plotë për majën K2(pjesërisht)

5,000 EUR

Shpenzimet 10% për kredit kartelë, transfer bankar, dhe platformës KOSOVAideas

1,500 EUR

Qëllimi i financimit / Buxheti i fushatës
15,000 EUR

 

Name Date Comments
Anonymous January 23, 2018 Go, Uta!
Zana Hoxha January 23, 2018 great campaign
Anonymous January 23, 2018 great campaign
Anonymous January 23, 2018 great campaign
Kosovo Guide January 23, 2018 Suksese e shendet Uta
Anonymous January 23, 2018 Good luck my dear!  Proud of you! 
Studio Forma January 23, 2018 I want this to happen
Besnik Shala January 23, 2018 Good luck :)
Anonymous January 23, 2018 great campaign
Anonymous January 23, 2018 great campaign
Besnik Zajmi January 23, 2018 great campaign
Shpend Nuhiu January 23, 2018 Dundi, ta ha zemren. Vec kujdes pls.
Agim Ramadani January 23, 2018 Je inspirim, faleminderit!!
Dax Ibrahimi January 23, 2018 great campaign
Ganimete  Hasanaj January 23, 2018 Go Albanian Women! 
Kushtrim Fetahu January 23, 2018 Kontribut simbolik nga une e D. Paq fat dhe suksese e dashura Uta! <3
Korab Shala January 23, 2018 great campaign
Sarah Maliqi January 23, 2018 Hey Uta! Wishing you all the best! You´re a heroine to me! Greetings from Germany!
Valir  Haxhosaj  January 23, 2018 Une edhe mujore jap sikur ne Patreon, vetem mundesoni diqysh automatik me bo kete!
Christina Dettelbacher January 23, 2018 great campaign
Taulant Ramabaja January 23, 2018 great campaign 
Agron  Abrashi January 23, 2018 great campaign
Ismail Beka January 23, 2018 Me shumë dëshirë për Utën.
Xhemil Shehu January 23, 2018 great campaign
Hasan Krasniqi January 23, 2018 Waving the Kosovo flag on the peaks of Himalaya will be a unique gift in the year of our country's tenth anniversary. It's an inspiration for all of us, citizens of Kosovo, to make a contribution in building our country to become a better place to live for our future generations.
Vllaznim Xhiha January 23, 2018 Suksese Uta, jemi krenarë per ty.
Armend Celina January 23, 2018 great campaign
Roland Basha January 23, 2018 great campaign
Ilir Daka January 23, 2018 Bravo Uta
Esma  Cikotic January 23, 2018 Suksese me tutje Uta
Ferdane  Emiri January 23, 2018 Sukses Uta:-) 
Fikrije  Kocani January 23, 2018 great campaign
Anonymous January 23, 2018 Suksese e forta e jonë:)
Emine  Dreshaj January 23, 2018 My best wishes and my strongest prayers go to your beautiful being and soul 
Zhujeta Cima January 23, 2018 Great campaign.  Best of Luck to you.
Barbara Barrett January 23, 2018 SUKSESE! INSPIRIM PER TE GJITHE NE. TE DESHIROJ RRUGE TE MBARA.
Anonymous January 23, 2018 Good luck Uta
Arianeh Aamodt January 23, 2018 great campaign
Fatmire  Maxhuni  January 23, 2018 great campaign
Albulena Kadriu January 23, 2018 great campaign
Visar Dobroshi January 23, 2018 Dashni prej US :) 
Anonymous January 23, 2018 great campaign <3
Anonymous January 23, 2018 great campaign
Aida  Selimi January 23, 2018 great campaign
Ereza  Vela January 23, 2018 - - -
Anonymous January 23, 2018 Keep climbing higher and higher!
Diana Nokaj January 23, 2018 Uta, te deshirojme fat!
Nebi Hoxha January 23, 2018 Keep pushing the limits!
Jehona Gjurgjeala January 23, 2018 Per Uten, sukses
Anonymous January 23, 2018 great campaign
Anonymous January 23, 2018 great campaign
Besiane Musmurati January 23, 2018 Suksese Uta!
Rina, Lilly January 23, 2018 What you seek, is seeking you:-) nje kontribut i vogel nga Rina, Lilly dhe Zara Dula
Teuta Jashari-Kajtazi January 23, 2018 great campaign
Teuta Jashari-Kajtazi January 23, 2018 great campaign
Elmane Emiri January 23, 2018 great campaign
Anonymous January 23, 2018 Keep on rocking girl
Anonymous January 23, 2018 great campaign
Drilona Aliu January 23, 2018 Wish i could donate more
Zymryte Hoxhaj January 23, 2018 great campaign and i love UTA
Andel Trebicka January 23, 2018 To live the good life: We have the potential for it. If we can learn to be indifferent to what makes no difference.
Dalip Ramadani January 23, 2018 great campaign
Anonymous January 23, 2018 Vetem prepara...
Anonymous January 23, 2018 Good luck girl and anjoy it All 
Anonymous January 23, 2018 Ma ke bërë zemrën mal. Shumë i bukur rrugëtimi yt. Vetëm suksese!
Argjentina Grazhdani January 23, 2018 great campaign
Ilire Agimi January 23, 2018 Te dua!
Foundation UNE January 23, 2018 We wish you all the best luck for this unique and amazing performance and may the flag of Kosovo proudly wave on the highest peaks of the world. Come back safely.
Arta Limani January 23, 2018 Take only pictures, leave only footprints ❤️
Private Foundation January 23, 2018 We wish you will have all the support you deserve, from Kosovar and Albanian local fans, diaspora and also some swiss alpinists and hiking ladies! Go for it,Uta!
Anonymous January 23, 2018 great campaign
Anonymous January 23, 2018 great campaign
Dren Zatriqi January 23, 2018 Great campaign!
Erin Whittington January 23, 2018 Fly high butterfly! Teamwork makes the dream work!
Perparim Rama  January 23, 2018 Keep on reaching the highest peaks dear Uta!!! Your self belief, positive and can do attitude is a true inspiration for us all! Arra and Tigri send you love and warm hugz :)
Rrjeti i January 23, 2018 Suksese në ngjitjen drejt 14 majave të Himalajeve! Ju mbajmë forcat...
Elena Ivanova January 23, 2018 my small contribution and trust in your values. Greetings from Skopje 
Anonymous January 23, 2018 May boys and girls be inspired to conquer their own peaks and find their own way
Visare Gorani January 23, 2018 Utalaja, te lumte!
Jetmir Bakija January 23, 2018 Nevojiten kesi role-model. 
Naim Troshupa January 23, 2018 great campaign
Arberesha Dula January 23, 2018 Te prifte e mbara loqk
Nita Gojani January 23, 2018 Vazdho me mposhtë sfida! 
Anonymous January 23, 2018 great campaign
Alex Crevar January 23, 2018 great campaign
Visar Jasiqi January 23, 2018 T'priftë sh'neta!
Blerta Kambo January 23, 2018 Let's get you back on top of the world girl, where you belong <3
 GAEA Tours  January 23, 2018 great campaign to promote beautiful nature of Kosovo and Albania
Lulzim Katona January 23, 2018 great campaign
Andrijana Ivanovska January 23, 2018 great campaign
Malush Tullumi January 23, 2018 Great campaign. Thank you Uta for this great initiative.
akif karemani January 23, 2018 Fresh Breath ...
Anonymous January 23, 2018 20 centimët e mi për rrugën. Rrugë të mbarë!
Denisa Jashari January 23, 2018 Have a great adventure Uta! 
Anonymous January 23, 2018 take this money id spend it on booze otherwise anyways
Anonymous January 23, 2018 Paç fat Shqipe!
Kushtrim Xhakli January 23, 2018 A small symbolic contribution but a big wish that you climb higher and higher! Good luck my friend! 
Christina McDowell January 23, 2018 I know Alex Crevar and have been watching some of your climbing! I'm a rock climber and about to move to Huaraz, Peru for a year...hope to do a bit more alpineering there.
Valbona Jashari January 23, 2018 great campaign- Go UTA
Dita Tahiri January 23, 2018 Keep flying high butterfly :-)
Chad Briggs January 23, 2018 Always rooting for you!
vlora  mullafetahu  January 23, 2018 great campaign
Dardan Berisha January 23, 2018 Go make us proud