Përshkrim i shkurtër
Një kënd rekreativ të studentëve të Fakultetit Juridik të UP-së në vend të hapur për t’i realizuar aktivitetet ekstrakurrikulare.
Mbështetni Këndin Jurist të Fakultetit Juridik
-
€ 3'450.00
Caku i financimit -
€ 110.00
Funds Raised -
0
Days to go -
Target Date
Metoda e fushatës
KAMPANJA
Kush jemi ne?
Ky projekt është i ideuar nga Klubi i Etikës i Fakultetit Juridik që është formë e organizimit studentor e pavarur joformale me qëllim të rritjes së cilësisë së arsimit, parandalimin dhe luftimin e dukurive negative si dhe rritjen e aktivizmit studentor në Fakultetin Juridik. Ky kënd do të zhvillohet në bashkëpunim me Dekanatin e FJ-së përmes një bashkëpunimi të ndërsjelltë në realizimin e planit afatgjatë.
Pse Fakulteti Juridik i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” ka nevojë për një kënd rekreativ të studentëve juristë?
Fakulteti Juridik është themeluar më 23 qershor të vitit 1961 si institucion i arsimit të lartë në Kosovë dhe fillimisht është quajtur Fakultet Juridik-Ekonomik, emërtim ky që e mbajti deri në vitin 1970. Prej vitit 1971 e deri më sot, Fakulteti Juridik funksionon si njësi akademike brenda Universitetit të Prishtinës (UP), i cili organizon studime themelore, të magjistraturës (master) dhe të doktoratës. Në Fakultetin Juridik studimet zhvilloheshin sipas sistemit katërvjeçar. Aktualisht Fakulteti Juridik ka mbi 5000 studentë, në të gjitha nivelet (Baçelor, master dhe doktoraturë).
Përveç aktiviteteve të cilat realizohen nga ana e stafit të Fakultetit mungojnë organizimet konstante nga ana e studentëve. Interesi dhe vullneti në këtë sferë nuk mungon. Ajo që mungon është një hapsirë rekreative dhe alternative ku studentët mund të gjenin vetën përmes aktiviteteve të ndryshme duke lënë argëtimin dhe shoqërimin publik në kafenetë dhe restaurantet e ndryshme.
Çfarë kemi ne si qëllim?
Ky projekt ka qëllime tërësisht jo-profitabile, në të mirën e studentëve dhe me qëllim krijimin e një këndi rekreativ joformal ku do realizoheshin aktivitete në ambient të hapur nga ana e studentëve si: trajnime, debate, punëtori, shfaqje të filmave, bashkëbisedime, punë shkencore, dokumentar, shfaqje muzikore etj.
Përmes aktiviteteve të lartpërmendura do të krijohen më shumë mundësi për studentët e Fakultetit Juridik në mënyrë që ata të mund të zhvillohen profesionalisht më shumë në kuadër të aktiviteteve që do të realizohen në këtë hapsirë përmes një plani afatgjatë për funksionim e këndit të studentëve juristë duke nisur me një planprogram njëvjeçar që mbështet disa objektiva kryesore dhe aktivitetet e përmendura më lartë.
Tjetër qëllim i rëndësishëm i këtij projekti është përmisimi i jetës sociale për studentët e Fakultetit Juridik përmes rrjetëzimit në kuadër të Fakultetit dhe socilaizimit, poashtu qëllim tjetër është shëndrrimi i hapësirës në një ambient shumë miqësor dhe me ngjyra duke kombinuar pjesët për lexim për punë kërkimore shkencore si dhe bashkëbisedim grupor duke marrë parasysh mungesën e hapësirave për vite të tëra në Fakultetin Juridik për shkak të arkitekturës së errët dhe të mbyllur që është projektuar me fillim.
Përkrahja e Dekanatit deri më tash është esenciale duke na dhënë në shfrytëzim hapësirën përkatëse dhe lejen për ta shëndrruar në një ambient tërësisht funsional dhe rekreativ për studentët.
Çfarë kemi nevojë?
Të ardhurat e mbledhura përmes kësaj kampanje me përkrahjen tuaj do të mundësojnë blerjen e pajisjeve si, gjelbërim dekorativ, tavolina pune dhe ulëse, ngjyra për punimin e muraleve, punimi i këndit per aktivitete, mbulesë për mbrojtje nga reshjet e shiut, lule me vazo, ekran për projektor, shilte, rafte për libra dhe libra të ndryshme etj.
Buxheti
1) | Komfortimi i Hapësirës (ulëse druri, tavolinat, karrigat) | € 1,700.00 |
2) | Mbuloja nga reshjet atmosferike | € 700.00 |
3) | Punimi i muralit (ngjyra dhe mjete për ngjyrosje) | € 250.00 |
4) | Gjelbërim i hapësirës | € 150.00 |
5) | Raft për libra | € 85.00 |
6) | Realizimi i aktiviteteve të tjera pas realizimit të këndit | € 70.00 |
7) | Video promovuese e aktiviteteve | € 150.00 |
8) | 10% kreditkartelë, transfere bankare dhe shpenzime të platformës | € 345.00 |
Gjithsej | € 3,450.00 |
Name | Date | Comments |
---|---|---|
Diana Nokaj | March 18, 2021 | Suksese!! |
Njomza Haxhibeqiri | March 18, 2021 | Good luck! |
Alba Kondirolli | March 18, 2021 | Great project, good luck! |
Donika Lamaxhema | March 18, 2021 | great campaign |
Luljeta Plakolli-Kasumi | March 18, 2021 | great campaign |
Anonymous | March 18, 2021 | Projekt shume kreativ. Shpresoj te arrini suksese ne kete kampanje... |