Short Story
“Linja e Jetës” është e vetmja linjë për parandalimin e vetëvrasjeve në Kosovë – dhe neve na duhet ndihma e juaj për t’i përkrahur ata.
Suicide Prevention – Linja e Jetës
-
€ 12'500.00
Funding Goal -
€ 5'295.00
Funds Raised -
0
Days to go -
Target Date
Campaign End Method
Campaign Story
Kush jemi ne?
“Linja e Jetës” është një linjë për parandalimin e vetëvrasjeve e themeluar në nëntor të vitit 2019 nga QIPS. Në këto momente, “Linja e Jetës” është i vetmi shërbim emergjent i tillë që punon me persona të cilët sfidohen nga mendimet për vetëvrasje. “Linja e Jetës” është aktive çdo ditë nga ora 18:00 deri në 02:00 (gjithashtu gjatë pushimeve). Në Linjë, 29 vullnetarë janë trajnuar duke përdorur metoda të bartura nga “113”, linja për parandalimin e vetëvrasjeve në Holandë. Gjatë një thirrjeje, vullnetarët fokusohen në de-eskalim dhe përkrahje emocionale e cila i jep thirrësit ndihmesë afatshkurtër, që ia jep mundësinë për të analizuar në mënyrë racionale situatën në të cilën gjenden. Më vonë gjatë thirrjes, ne gjithashtu i drejtojmë për ndihmë afatgjate tek psikoterapeutët dhe psikiatërit e besueshëm.
Në Kosovë, një nga faktorët i cili më së shumti ndikon në aftësinë e një personi për të kërkuar ndihmë, është stigma rreth shëndetit mendor. Shpeshherë personat të cilët kanë nevojë për ndihmë, e shtypin vetën për shkak të reagimeve nga familjarët apo shoqëria dhe antipatisë së shoqërisë kosovare ndaj sfidave të tyre. Si rezultat, ata nuk kërkojnë ndihmë nga frika se mund të emërtohen si të “trentë” apo “mosmirënjohës” nga të afërmit e tyre. Gjithashtu, sfidat e tyre rreth shëndetit mendor apo mendimeve për vetëvrasje vetëm se e vështirësojnë më shumë kërkimin e ndihmës në mënyrë sekrete. Me situatën e shkaktuar nga COVID-19, këto probleme veçse janë fuqizuar, pasi që ata të cilët vetëm kanë përjetuar probleme rreth shëndetit mendor, janë shkëputur nga sistemet e tyre për përkrahje dhe ballafaqohen me stres të shtuar nga frika e një pandemie globale.
Çdo ditë, personat me mendime për vetëvrasje kanë vështirësi të gjejnë përkrahje nga të dashurit e tyre për shkak të frikës nga hapja e këtyre temave, apo prej ndjenjës se janë “barrë” për ta. Barriera të tjera të cilat e pamundësojnë kërkimin për ndihmë, të cilët vijnë nga stigma e shoqëruar për shëndetin mendor, mund t’ua shkaktojnë ndjenjën se janë të burgosur dhe ta pasqyrojnë vetëvrasjen si zgjidhje të problemeve. Pikërisht kjo është pse shërbimi ynë është kaq esencial, pasi që jep një hapësirë anonime dhe të sigurt për thirrësit tanë, në mënyrë që ata ta lirojnë barrën e tyre dhe të drejtohen në vende të cilat mund të japin ndihmë profesionale dhe afatgjatë.
Me gjithë këtë në mendje, ekipi ynë është i motivuar që të kryejë punën më të mire të mundur gjatë çdo telefonate. Ne ndihemi të privilegjuar që mund të ndihmojmë thirrësit tanë në momentet e tyre më të errëta dhe t’ua rikujtojmë se gjithë është dikush gati për të dëgjuar pa gjykime.
“Linja e Jetës” beson fuqishëm në të drejtën e çdo personi për t’u ndjerë i dëgjuar dhe për të pasur dikë që e përkrah. Vullnetarët tanë janë të gatshëm dhe të motivuar që t’u japin ndihmë emocionale atyre që kanë nevojë në një hapësirë plotësisht anonime dhe konfidenciale. Ne gjendemi në ballë të luftës kundër vetëvrasjes dhe nuk do të ndalemi në avokimin e të drejtave të personave të cilët sfidohen me këto mendime.
Duke u bazuar në raportet e policisë së Kosovës, gjatë 20 viteve të fundit ka pasur më shumë se 1000 vetëvrasje në Kosovë dhe mbi 3000 tentime për vetëvrasje. Kjo do të thotë se mesatarisht e kemi një vetëvrasje për çdo javë gjatë 20 viteve të fundit. Në gjysmën e pare të vitit 2020 kanë qenë 18 vetëvrasje dhe 53 tentime. Na ndihmoni që të vazhdojmë punën tonë drejt një Kosove ku këta numra do të jenë sa më të ulët.
Si do të ndihmojë përkrahja juaj? (Rezultatet)
Ne do të implementojmë trajnime për vullnetarët aktivë nga partnerët tanë në 113 (linja telefonike Holandeze) për të përmirësuar dhe avancuar teknikat tona për aktivitetet e përditshme. Çdo javë për 12 muaj ne do të facilitojmë terapitë grupore për vullnetarët tanë dhe mirëqenien e tyre. Për më tepër, do të investojmë në pajisje dhe intervenime të hapësirës të cilat do të ndikojnë direkt në rritjen e kapacitetiteve tona. Përmes kësaj dhe strategjive të vullnetarëve, do të fillojmë të shohim një rënie të niveleve të vetëvrasjeve. Do të përgatisim fushata avokuese, qoftë fizike apo online për të nxitur dikutime për vetëvrasjet dhe shëndetin mendor në Kosovë të cilat mund të diskutohen pa stigmatizim, paralelisht si një përgjigje ndaj Covid-19, ku ne adresojmë këto çështje në komunitetet që vuajnë si nga mirëqenia fizike ashtu edhe nga ajo mendore.
Për çka kemi nevojë?
1) | Intervenime hapësinore dhe rregullime | € 500.00 |
2) | Transport për vullnetarët të cilët punojnë deri në 2 a.m. (çdo natë x 12 muaj) | € 3,600.00 |
3) | Terapi grupore me një psikolog për vullnetarët (një herë në javë x 12 muaj) | € 1,300.00 |
4) | Trajnime shtesë për parandalimin e vetëvrasjeve me ekspertët Holandez | € 850.00 |
5) | Projektor për trajnime dhe punëtori | € 500.00 |
6) | Program publik për shëndet mendor | € 4,500.00 |
7) | 10% kreditkartelë, transfere bankare dhe shpenzime të platformës | € 1,250.00 |
Gjithsej | € 12,500.00 |
-
30-04-2021
Info!
Të dashur mbështetës,
Shpresojmë se ky mesazh do t’ju gjejë mirë!
Falë përkrahjes tuaj, kampanja jonë ka pasur një fillim shumë të mirë: me 50 mbështetës, brenda nëntë ditëve të para, kemi arritur shumën 4284 Euro, e cila na sjellë shumë afër arritjes së financimit 35% të buxhetit total. Ju falënderojmë për interesimin tuaj në Linjën e Jetës, besimin që e keni në punën tonë dhe për përkrahjen tuaj të vlefshme!
Ekipi i Linjës së Jetës është plotësisht i angazhuar, çdo ditë, në ofrimin e ndihmës për ata të cilët kanë mendime për vetëvrasje. Paralelisht, duke e përhapur më tutje mesazhin dhe duke shpresuar gjithashtu në ndihmën tuaj, ne do të përpiqemi të arrijmë 100 deri 150 mbështetës tjerë që të mund të arrihet synimi i kampanjës. Kjo do të na ndihmojë që të rritim kapacitetet tona dhe aftësitë metodologjike, të mbrojmë vullnetarët tonë dhe t’i ofrojë punës tonë një perspektivë më të qëndrueshme.
Kjo kampanjë ka qenë një projekt që është përpunuar për një periudhë të gjatë kohore, dhe jemi shumë të lumtur që përfundimisht është lansuar dhe e ka pasur interesimin tuaj. Me keqardhje, na duhet t’ju informojmë për një lëshim të bërë nga ana jonë gjatë lansimit. Fillimisht, kampanja ka qenë duke u planifikuar për disa muaj, gjatë të cilëve kemi pasur fatin e mrekullueshëm që të marrim përkrahje nga Ambasada Gjermane në Prishtinë. Falë përkrahjes së tyre ne do të kemi mundësi që të trajnojmë numrin e duhur të vullnetarëve për të arritur funksionalitet të plotë në Linjën e Jetës. Fatkeqësisht, në nxitimin tonë për të lansuar kampanjën, seksioni „Rezultatet“ në tekst nuk është përmirësuar për të reflektuar këtë ndryshim. Për shkak të politikave tona të brendshme, besimit tonë të fuqishëm në transparencë dhe në nder të besimit tuaj ndaj nesh, ne jemi ndjerë të obliguar që t’ju informojmë për këtë lëshim.
Teksti në seksionin „Rezultatet“ është adaptuar për të reflektuar këtë ndërrim të vogël, mirëpo është e rëndësishme të ceket se të gjitha fondet e mbledhura do të shpenzohen ashtu siç është cekur në buxhet. Pra, asnjë ndryshim praktik nuk ka ndodhur në mënyrën se si do të shpenzohen fondet, vetëm se është adaptuar përshkrimi që të jetë më në përputhje me rezultatet reale të përkrahjes tuaj.
Së fundmi, jemi shumë falënderues për besimin tuaj të vazhdueshëm tek ne dhe shpresojmë se kjo do të vazhdojë më tutje. Së bashku, ne besojmë se mund të bëjmë një ndikim pozitiv dhe domethënës në Kosovë për ata të cilët ballafaqohen me sfida të shëndetit mendor.
Ju falënderojmë në emër të të gjithë stafit të Linjës së Jetës.
Çdo të mirë,
Linja e Jetës
Name | Date | Comments |
---|---|---|
Olisa Bajgora | March 03, 2021 | thank you for what you do |
Rudina Alihajdaraj | March 03, 2021 | <3 |
Camerie Mazreku | March 03, 2021 | Thank you for creating this. Goodluck <3 |
Blerona Sojeva | March 03, 2021 | Great campaign ❤︎ |
Genti Sylejmani | March 03, 2021 | great campaign |
Hana Arapi | March 03, 2021 | Falemnderit per punen! |
Jehona Morina | March 03, 2021 | great campaign |
Egzon Bunjaku | March 03, 2021 | great campaign |
Qëndresë Hyseni | March 03, 2021 | Keep up the good work :) |
Arlinda Bresa | March 03, 2021 | Thanks for saving lives! |
Endrit Mecini | March 03, 2021 | Amazing work! |
Jehona Karavidaj | March 03, 2021 | great campaign |
Rozafa Imami | March 03, 2021 | ♥️♥️ |
Jehona Bugujevci | March 03, 2021 | ajo që po bëni është e mahnitshme! Vazhdo Me punën e mirë. |
Art Koci | March 03, 2021 | great campaign |
Kreshnik Lleshi | March 03, 2021 | great campaign |
Shpend Nura | March 03, 2021 | great campaign |
Valon Lluka | March 03, 2021 | Great campaign! |
Elza Ramadani | March 03, 2021 | Much needed in our country. So proud of Linja and all the staff working there! |
Fatmir Zymberi | March 03, 2021 | great campaign |
Ellton Delija | March 03, 2021 | great campaign |
DYVO TEAM | March 03, 2021 | LOVE |
Anonymous | March 03, 2021 | Thank you to the volunteers! |
Agnesa Sallahu | March 03, 2021 | Ju lumte per punen! Forca, sepse nuk eshte e lehte. |
Lira Gjikolli | March 03, 2021 | ju lumte per punen e mire. |
Ebru Zhita | March 03, 2021 | May you keep the torch of life lit for as long as there's life! |
Din Dedaqi | March 03, 2021 | Keep it up |
Diana Nokaj | March 03, 2021 | Good luck with the campaign!! |
Zane Domi | March 03, 2021 | great campaign |
Visar Dobroshi | March 03, 2021 | great campaign |
a Basel Foundation | March 03, 2021 | Deepest despair, hopelessness,depression and other psychological problems leading to thoughts of suicide are pain enough, but to be left alone and stigmatized for it, is unbearable. You help directly those in need and help to overcome this stigma still so widespread in Kosovo. Great! |
Liridon Hoxha | March 03, 2021 | So much needed, and so is our very own support! Faleminderit juve! |
Kaltrina Ahmetaj | March 03, 2021 | great & important campaign |
Fondacioni UNE E DU KOSOVEN | March 03, 2021 | Helping people in need, who have experienced a temporary lack of strength, to regain their confidence and faith in the world that surrounds them and hope in life, is a remarkable humane act. Congratulations! |
Chloe Fagan | March 03, 2021 | great campaign |
Emma Goatman | March 03, 2021 | great campaign |
Anda Skeja | March 03, 2021 | great campaign |
Kaltrina Hoxha | March 03, 2021 | You’re making a big change, and that’s a really big deal! Suksese |
Rinë Fetahu | March 03, 2021 | This is one of the best initiatives in Kosovo. Keep up the great work and thank you for everything that you do :) |
Arian Selimaj | March 03, 2021 | Thank you for your work |
Besnike Kocani | March 03, 2021 | Iniciative e duhur... |
Bergita Nokaj | March 03, 2021 | Your work is so meaningful - good luck reaching your campaign goal. |
Arbios Kastrati | March 03, 2021 | ❤ |
Elena Krasniqi | March 03, 2021 | Great campaign! |
Petrit Hoti | March 03, 2021 | Saw this on Prishtina Insight. You are doing a an amazing job! |
Lotte van | March 03, 2021 | Great initiative for an important cause. Much love from Amsterdam. |
Latra Demaci | March 03, 2021 | Faleminderit per punen tuaj, suksese dhe te gjitha te mirat <3 |
Rina Fetahaj | March 03, 2021 | Congratulations on this extremely important endeavor! |
Fjolla Shaqiri | March 03, 2021 | Good luck Linja! |
Florina Skeja | March 03, 2021 | great campaign |
Zana Ismajli | March 03, 2021 | great campaign! |
Jack Robinson | March 03, 2021 | great campaign |
Vigan Hoxha | March 03, 2021 | Faleminderit |
Jetmir Idrizi | March 03, 2021 | Good luck/Suksese |
Ilir Hasanaj | March 03, 2021 | keep up the good work! |
Kestrina Ahmeti | March 03, 2021 | great campaign |
Tringë Sokoli | March 03, 2021 | Bravo dhe falemnderit. |
Vullnet Sanaja | March 03, 2021 | Ju prift e mbara! E bravo ju qoft per punen qe po e beni! |
Visar Jasiqi | March 03, 2021 | great campaign |
Erblin Hoxha | March 03, 2021 | great campaign |
Jehona Gjurgjeala | March 03, 2021 | E di sa veshtire eshte me ndertu dicka te re, keshtu qe ju uroj shume suksese. Mos u dorezoni! |
Anemone Zeneli | March 03, 2021 | great campaign |
Anonymous | March 03, 2021 | Vazhdoni me punen e mire. |
Bleta Arifi | March 03, 2021 | falemnderit për punën që bëni! |
Agnesa Dubovci | March 03, 2021 | Thank you for helping those in need |
Festa Isufi | March 03, 2021 | Bravo per iniciativen! |
Georg Fankhauser | March 03, 2021 | great campaign for a important case. Wish you plenty of support from local and international backer who admire the work of your team |
Dolos Harrington | March 03, 2021 | For the glory of Warlocks |
Shpend Mustafa | March 03, 2021 | Such a necessary idea for our people |
Ardian Pllana | March 03, 2021 | I am very proud of the work you do especially in this time of need! |
Zana Shillova | March 03, 2021 | Bravo per punen qe e boni! ❤️ |
Arisa Reka | March 03, 2021 | you're doing incredible work, thank you |
Rion Kikaj | March 03, 2021 | great campaign |
Denat Gashi | March 03, 2021 | great campaign |
Anonymous | March 03, 2021 | Projects like this are needed in todays society, especially with the pandemic. Great job guys! |
Liburn Bajraktari | March 03, 2021 | Great Cause |