Projekti është mbështetur nga Komuna e Mitrovicës, Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport dhe pjesa më e madhe është sponsorizuar nga bizneset dhe banoret e qytetit të Mitrovices.
Duke patur parasysh situatën politike, tensionet ndëretnike të cilat janë ende prezente në Mitrovice, ky projekt ka ndihmuar në relaksimin e tensioneve duke i bërë bashkë qytetaret nga Veriu dhe Jugu cdo ditë në Sheshin Festiv si dhe në mbrëmje gjatë organizimit të koncerteve ku të gjithë banorët e qytetit pa dallim, kishin mundësine t’i shijojnë performancat e artistëve të ndryshëm.
Moto “Qyteti i ndarë feston së bashku” ka për qellim t’i ofroj banorët e qytetit të Mitrovicës nga të dyja anët të festojnë së bashku ashtu sic kanë bërë gjatë organizimit të vitit të kaluar, duke kontribuar direkt në relaksimin e tensioneve ndëretnike dhe duke krijuar mundësi për gjeneratat e reja të njohin njëri-tjetrin më mirë dhe të kenë mundësine e komunikimit direkt në mes vete.
Sheshi festiv është pranuar në mënyre shumë pozitive nga qytetarët të cilët me ngulm kanë kërkuar që Sheshi festiv të organizohet përsëri dhe te shëndrrohet në organizim tradicional.
Prandaj planifikojmë që këtë vit të organizojmë sheshin festiv përsëri dhe të ngrisim fonde për ta bërë të mundur blerjen e paisjeve të nevojshme të cilat do të përdoren viteve te ardhshme dhe jo vetëm gjatë festave të fundvitit por gjithashtu për aktivitetet e ndryshme kulturore të cilat ndodhin gjatë vitit.
Deri me tani kemi marrë mbështetje për pjesën e dekorimit e sheshit, pagesës së artistëve dhe ndriqimit të skenës nga Komuna e Mitrovices (Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport) si dhe Qendra për Trashëgimi Kulturore – Mitrovice.
Duke marrë parasysh se kostoja totale e projektit arrin shumën prej 23.000 është e pamundur që këtë shumë ta sigurojmë në mënyrë vetanake andaj shpresojmë se do të kemi mbështetjen tuaj për realizimin e një pjese të projektit përkatësisht për blerjen dhe restaurimin e shtëpive të drurit të cilat do të përdoren për Sheshin Festiv, skenën koncertale si dhe paisjet muzikore (zërim) të cilat do të shfrytëzohen rregullisht gjatë koncerteve si dhe aktiviteteve tjera kulturore të cilat ndodhin gjatë vitit.
Dekorimi i sheshit, vendosja e shtëpizave të drunjta si dhe aktivitetet kulturore do të lëshohen në funksion nga 01.12.2017 – 03.01.2018.
Buxheti i kërkuar nëpërmjet KosovaIdeas:
Restaurimi i shtëpizave të drurit, përfshirë izolimin dhe blerjen e materialit të drurit, 6×350€
Totali 2100€
Ndërtimi i Skenës 6.5m x 5m me mbulojë – Totali 2000€
Zërimi: 4 Bas zmadhues 800w, 4×325 – Totali 1300€
5 Mikrofona- Shure K58, 5×200 – Totali 1000€
4 Zmadhues të lartë (satelit) 600w, 4×300€ – Totali 1200€
2 Monitor, 2×250 – Totali 500€
1 Kontrollues zëri – Totali 400€
Kabllo dhe pajisje tjera lidhëse – Totali 200€
10% për shpenzime të platformës KOSOVA ideas (870€)
Totali i buxhetit të kërkuar: 9.570€
Pjesa tjeter e buxhetit të përgjithshëm (13.430€) është siguruar nga institucionet vendore, Bankat, Kompanite e ndryshme si dhe sponsoret privat.