Short Story

Projekti “Libra me zë” ka për qëllim të ndihmoj në edukimin personat e verbër dhe me shikim të dobësuar duke i’u lexuar librat vullnetarët.

Libra me zë – Audio Books

by Saranda Rexha

  •  4'000.00

    Funding Goal
  •  2'550.00

    Funds Raised
  • 0

    Days to go
  • Target Date

    Campaign End Method
Raised Percent :
63.75%
This campaign has ended
Prishtina
Avatar photo

Saranda Rexha

1 Campaigns | 0 Loved campaigns

See full bio

KAMPANJA

Platforma “Libra me zë” është realizuar nga një grup vullnetarësh, të cilët do të lexojnë dhe incizojnë librat të cilat do të publikohen më pas në platformë ku mund ti dëgjojnë personat e verbër apo me shikim të dobësuar apo personat që kanë vështirësi në lexim.

 

Një grup vullnetarësh të rinj të ndikuar shumë nga pamundësia e sistemit arsimor në Kosovë për të mbështetur barazinë në arsim përkatësisht për këtë grup të margjinalizuar, kanë krijuar platformën librameze.com për të realizuar një botë pa pengesa në arsim, duke lexuar, regjistruar dhe plasuar librat në ueb në baza vullnetare.

 

Education Comes First në bashkëpunim me ekipin vullnetar ka krijuar platformën www.librameze.com që do të përmbajë libra të ndryshëm edukativ, zbavitës, aventurë, komike dhe shumë libra të tjerë që lexohen dhe incizohen nga vullnetarët.

Ideja për leximin e librave për komunitetin me vështirësi në të pamur ka dalë më herët dhe është mbështetur nga vullnetarët, ku fillimisht menduam të krijonim libra me alfabetin Braille, por meqenëse kostoja e prodhimit është jashtëzakonisht më e lartë krahasuar me librat audio, mbulimi i librave audio ka një shtrirje më të madhe sepse të njëjtat libra mund të shërbejnë për pjesën tjetër të komunitetit dhe të shoqërisë.

Uebfaqja www.librameze.com do të jetë një bibliotekë online e cila vazhdimisht do të pasurohet me libra, të cilat mund t’i dëgjoni kur udhëtoni, pushoni apo kur dëshironi të mësoni diçka të re.

 

Kush do të përfitojë nga ky program?

Komuniteti i fëmijëve me të parë të dëmtuar është grupi ynë kryesor i synuar. Librameze.com do të jetë gjithëpërfshirës, ​​pa u kufizuar vetëm për komunitetin me shikim të dobësuar, por edhe për fëmijët, të rriturit që kanë vështirësi në lexim, ata që dëshirojnë të lexojnë, por për shkak të situatës socio-ekonomike nuk mund të përballojnë të kenë libra sa të duan, pastaj komunitetet tjera që kanë vështirësi në kuptimin e gjuhës shqipe do të kenë mundësinë të dëgjojnë dhe në këtë mënyrë të ofrohet një audio-libër në gjuhën shqipe.

 

Pasi të zhvillohet dhe testohet, si do ta masim suksesin e kësaj ideje?

Çdo muaj ne do të thërrasim 40% të përdoruesve në mënyrë të rastësishme për të marrë reagimet e tyre me pyetjet e anketës në lidhje me përvojën, sfidat dhe rekomandimet e tyre për platformën librameze.com.

Përgjigjjet do të na ndihmojnë të përmirësojmë përvojën e tyre, të masim suksesin e platformës sonë dhe të mësojmë më shumë detaje rreth sfidave të tyre.

Të dhënat e Google Analytics do të na tregojnë shumë për sjelljen e përdoruesve, sa kohë po shpenzojnë në uebin tonë, nga cilat rajone janë përdoruesit që vizitojnë dhe cilat libra janë më të lexuarit.

Ne do të analizojmë të dhënat për të ofruar më shumë nga ato që ka më shumë gjasa të konsumohen.

 

Cilat mjete na duhen që kjo ide të funksionojë?

Ne kemi nevojë për një web server më të mirë për të ruajtur regjistrimet audio, mjetet për të na ndihmuar të zgjedhim regjistrimet audio në mënyrë që ato të mund të ngarkohen më shpejtë dhe më mirë për përdoruesit dhe Zhvillim të Aplikacioneve për të avancuar më tej platformën, kështu që përdoruesit mund të kenë incizime audio kudo që shkojnë.

Ne vazhdimisht do të krijojmë gjëra të reja dhe t’i përmirësojmë ato, duke përfshirë edhe më shumë përmbajtje, por edhe duke e mbajtur atë të thjeshtë për fëmijët dhe të rriturit me shikim të dëmtuar, në mënyrë që ata të ndihen rehat duke përdorur platformën tonë dhe mund të përjetojnë leximin gjatë dëgjimit të librit audio të regjistruar.

Përdoruesit do të jenë në gjendje të identifikohen në aplikacionin Mobil vetëm me inicialet e tyre dhe një fjalëkalim të ofruar nga ne.

Aplikacioni do t’u ofrojë përdoruesve mundësitë e aksesueshmërisë për të gjetur më mirë librat për të dëgjuar, për të shënuar se ku janë ndalur dhe për të rifilluar kur të gjejnë kohën.

 

Mjetet e mbledhura do të shpërndahen në këtë formë:

 

– Audio editimi i librave të incizuar;

– Marrja e të drejtës autoriale për libra;

– Avansimi i web platformës;

– Mbulimi i shpenzime të vullnetarëve;

– Zhvillimi i aplikacionit për smartphone.

 

Linja Buxhetore:

Gjithsej € 4 000,00

1) Marrja e të drejtës autoriale  € 1 000,00
2) Studiot incizuese  € 500,00
3) Editimi i librave me zë  € 500,00
4) Zhvillimi i aplikacionit telefona të menqur  € 1 600,00
5) 10% kredit-kartelë, transfere bankare dhe shpenzime të platformës  € 400,00
Name Date Comments
Anonymous July 10, 2019 great campaign
Anonymous July 10, 2019 Great campaign and I firmly want it to succeed and hear about the impact of audio books in the community. Very happy I had a chance to contribute as a volunteer by reading one book so far. I hope to continue reading and encourage every one to participate and donate for this great cause. 
Ozlem Korkusuz July 10, 2019 great campaign
Berat dhe Rexhije Ratkoceri July 10, 2019 great campaign
Ciao Berto July 10, 2019 great campaign
Muharrem Sadiku July 10, 2019 great campaign
Mehmet Ozekinci July 10, 2019 great campaign
Fatos Gacaferri July 10, 2019 Bravo!
Dardane Selmanaj July 10, 2019 great campaign
Fondacioni UNE E DU KOSOVEN July 10, 2019 Helping our co-citizens with limited abilities to feel that there are people in their community who think about them and support them is not only our virtue but even more our duty. We therefore call upon the citizens, especially those who are close to the campaigners to show solidarity and back this project even just symbolically.
Ereza Lajqi July 10, 2019 great campaign 
Anonymous July 10, 2019 great campaign
Valon Badivuku July 10, 2019 Suksese :) 
Albana Kusari July 10, 2019 great campaign
ORBICO SHPK July 10, 2019 great campaign
Anonymous July 10, 2019 Iniciative fantastike!
Gazmend Kajtazi July 10, 2019 great campaign
a Basel Foundation July 10, 2019 - - -
Merita Shamliu July 10, 2019 great campaign
Nikolay Petkov July 10, 2019 Good cause ! Keep it up
Anonymous July 10, 2019 great campaign
nehat islami July 10, 2019 great campaign
Suna Zeqiri July 10, 2019 great campaign
Filloreta Rexha - Dental Care July 10, 2019 great campaign
Anonymous July 10, 2019 Great initiative!
Vladimir Djidjishev July 10, 2019 great campaign
Arben Selimaj  July 10, 2019 great campaign
Egzon Bunjaku July 10, 2019 great campaign
Sehida Miftari July 10, 2019 Good luck! 
Besa Binaku July 10, 2019 great campaign
Visar Jasiqi July 10, 2019 Suksese
Anonymous July 10, 2019 great campaign
Anonymous July 10, 2019 You guys are doing a wonderful thing!
Anonymous July 10, 2019 Wish you a huge success! It is definitely a great campaign which will help many visually impaired Kosovars.
Anonymous July 10, 2019 great campaign
Njomza Zeqiri July 10, 2019 great campaign
Anonymous July 10, 2019 great campaign
Luljeta Aliu  July 10, 2019 great campaign
Alban Pruthi July 10, 2019 great campaign
Igor Pešic July 10, 2019 great campaign
Anonymous July 10, 2019 great campaign
Anonymous July 10, 2019 great campaign
Doruntina Jakupi July 10, 2019 great campaign
Anonymous July 10, 2019 great campaign
Melos Shtaloja July 10, 2019 Iniciativë e mrekullueshme!