Short Story

Përmes këtij projekti do të ngriten shkathtësitë e grave dhe vajzave të reja rome për punë dore tradicionale nga trajnimet profesionale.

 

Fuqizimi i grave dhe vajzave rome përmes artizanatit

by Indira Elshani

  •  3'500.00

    Funding Goal
  •  850.00

    Funds Raised
  • 0

    Days to go
  • Target Date

    Campaign End Method
Raised Percent :
24.29%
This campaign has ended
Gjakova
Avatar photo

Indira Elshani

1 Campaigns | 0 Loved campaigns

See full bio

KAMPANJA

Kush jemi ne?

 

Organizata SAKUNTALA është themeluar në vitin 2008 me qëllim të krijimit të një mjedisi stabil në Kosovë për integrimin e komuniteteve minoritarë me qëllim të përfaqësimit të pozitës së tyre, të drejtave të njeriut dhe promovimit të vlerave të barazisë, përfshirjes sociale, zhvillimit socio-ekonomik për të gjithë individët dhe grupet pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike, fetare, gjinore apo shoqërore. Ndër të tjera, organizata është themeluar për të promovuar dhe ruajtur interesat e diversitetit, vlerat e barazisë, dialogut dhe solidaritetit.

 

Cili është qëllimi ynë?

 

Gratë e komuniteteve rome, ashkali dhe egjiptian janë të diskriminuara, kanë qasje të kufizuar në punësim, edukim, kujdes shëndetësor dhe këto janë vetëm disa faktorë që po kontribuojnë në cënimin dhe margjinalizimin e thellë të grave të komuniteteve minoritare. Mungesa e përgatitjes shkollore dhe diskriminimi gjinor dhe etnik që iu bëhet grave të këtyre komuniteteve, janë pengesa të theksuara për integrimin të tyre në shoqërinë kosovare.

 

Prandaj qëllimi i këtij projekti është:

  1. Ngritja e shkathtësive të grave dhe vajzave rome përmes trajnimeve profesionale për aktivitete të punëdores artizanale.
  2. Përmirësimi i zhvillimit socio-ekonomik, promovimi i krijimtarisë tradicionale dhe forcimi i bashkëpunimit me tregun privat, OJQ e grave dhe ato kulturore dhe institucione lokale.

 

Kështu, përmes aktiviteteve të sipërpërmendura do të vie deri të ngritja e shkathtësive për punëdore artizanale përmes trajnimeve profesionale, më pas do të bëhet edhe promovimi i produktet artizanale dhe përmirësimi i kushteve jetësore përmes shitjes së produktet artizanale në tregun privat. Pra, përmes trajnimeve profesionale do të vie deri te zhvillimi i aftësive që do të shërbejnë si një forcë shtytëse për promovimin dhe ruajtjen e vlerave kulturore por edhe zhvillimit socio -ekonomik të grave dhe vajzave te reja rome. Këto trajnime janë mbajtur edhe më parë dhe kanë treguar sukses, mirëpo ne dëshirojmë të realizojmë dicka më afatgjate dhe që gratë të mos ndalen pasi të përfundojnë trajnimet, por të vahzdojnë me promovimin e punimeve të tyre. Prandaj në fund, do të organizohet edhe një ekspozitë e produkteve artizanale të këtyre grave, me pjesëmarrjen e shoqërisë civile, OJQ artizanale dhe kulturore, institucioneve lokale, sektorin privat dhe shoqata zejtare me qëllim të promovimit të produkteve artizanale nga gratë dhe vajzat rome.

 

Si do të ndihmojë përkrahja juaj?

 

Me mjetet që do mbledhen do të blehen materialet e nevojshme për të filluar me trajnimet e këtyre grave dhe vajzave të reja rome. Përmes këtij projekti do të ngriten shkathtësitë e tyre për punë dore tradicionale nëpërmjet trajnimeve profesionale. Në aktivitete do të përzgjedhen gratë nga mosha 18-50 vjeç. Trajnimet do të organizohen në komunën e Prizrenit, në institutin Yunus Emre, institut turk që degën e tyre e kanë edhe në Kosovë, pra një Prizen dhe në Pejë. Trajnimet do të zgjasin prej 4-5 muaj si dhe do të mbahen nga fascilitatoret, trajneret të cilët do të ofrojnë këshilla në fuqizimin e grave përmes punë dores. Përfitues përfundimtarë të projektit janë gratë dhe vajzat e komunitetit romë në komunën e Prizrenit.

 

Buxheti

Gjithsej € 2 400,00

1)  Material (pëlhurë) për ngjyrosje  € 400,00
2)  Ngjyra akrilike për ngjyrosje në qelq dhe material  € 200,00
3)  Korniza  € 150,00
4)  Pasqyrë dhe shpërpllakë (dërrasë)  € 190,00
5)  Lule të thata dekoruese  € 200,00
6)  Pjata të qelqit me mbajtëse, vazo dekoruese dhe mbajtëse te qirit  € 120,00
7)  Penj për qendisje dhe penjë të arit  € 200,00
8)  Dantele, shporta, letër për dizajnim në pëlhure, etj.  € 150,00
9)  Shpenzime transporti  € 150,00
10)  Shpenzime për ekspozitë  € 300,00
11)  Banerë  € 100,00
12) 10% kreditkartelë, transfere bankare dhe shpenzime të platformës  € 240,00
Name Date Comments
Drita Nokaj March 30, 2022 great campaign
Fidan Morina March 30, 2022 great campaign
Fondacioni UNE E DU KOSOVEN March 30, 2022 great campaign
a Basel Foundation March 30, 2022 - - -
Arianit Dobroshi March 30, 2022 great campaign
Nita  Zeqiri March 30, 2022 great campaign
Anonymous March 30, 2022 Suksese!
Ajete Kerqeli March 30, 2022 great campaign and good luck <3