Përshkrim i shkurtër

Një pazar i bylmetit i cili do të çojë në fuqizim ekonomik të grave fermere të komunës së Gjakovës

Dairy Bazaar “From Mother”

by Arbresha Maloku

  •  10'000.00

    Caku i financimit
  •  200.00

    Funds Raised
  • 0

    Days to go
  • Target Date

    Metoda e fushatës
Raised Percent :
2.00%
This campaign has ended
Gjakova,
Avatar photo

Arbresha Maloku

1 Campaigns | 0 Loved campaigns

See full bio

KAMPANJA

KUSH JEMI NE?

Together in Progress është një organizatë e re e cila synon integrimin e grupeve vulnerable në Kosovë me fokus të veçantë vajzat dhe gratë; me ç`rast po punojmë në krijim të platformave të cilat bëjnë ndryshime praktike.

Një nga projektet tona të cilin dëshirojmë ta prezantojmë është projekti “Nga Nëna”.

CILI ËSHTË QËLLIMI PROJEKTIT “NGA NËNA”?

Qëllimi i projektit “Nga Nëna” është fuqizimi ekonomik i grave fermere të Komunës së Gjakovës, duke i integruar në përgatitjen e përditshme të produkteve të bylmetit për t’i shitur në qytet.

CILAT JANË OBJEKTIVAT E KËTIJ PROJEKTI?

  1. Të inkurajojë gjininë femërore të angazhojë dhe promovojë veten si fermere edhe jashtë ekonomisë familjare, në mënyrë që t’i pavarësojë ekonomikisht, duke:
    1. Angazhimi i 25 grave fermere të zonës urbane dhe rurale të Komunës së Gjakovës në përgatitje dhe shitje të bylmetit.
    2. Avokimi  për zgjerim e numrit të grave përfituese dhe mbështetje nga institucionet publike.
  1. Të aktivizojë “Namasgjahun” duke ofruar produkte të freskëta të qumështit në hapësirën e cila në të kaluarën është përdorur për të njëjtat qëllime.

KUSH DO TË PËRFITOJ NGA KY PROJEKT?

Përfitues direkt: Gra fermere të komunës së Gjakovës. Projekti “Nga nëna” ka për qëllim  të mbështesë sidomos gratë e papunësuara; gratë që punojnë vetëm në ekonomi të përbashët familjare; janë nëna; të veja apo nëna vetushqyese.

Përfitues indirekt janë (a) familjarët e grave, duke u shtuar të ardhurat në familje dhe (b) i gjithë komuniteti meqenëse në Gjakovë mungon një hapësirë tregtare në qendër të qytetit që i ofron të gjitha produktet e qumështit në një vend.

PERIUDHA E REALIZIMIT

Projekti do të zhvillohet në afat kohor një vjeçar.

ÇFARË KEMI NEVOJË

Me ndihmën tuaj do t`iu mundësojmë grave:

  • trajnime për sipërmarrësi
  • trajnime profesionale për përgatitjen e dhjetëra produkteve të qumështit
  • mjete për përgatitjen e bylmetit
  • ambalazhim të brenduar
  • panairin e parë të bylmetit në Gjakovë
  • transport për dymbëdhjetë muaj

Që në total kapin vlerën rreth 10,000.00EUR

AKTIVITETET

  1. Hulumtimi, lajmërimi, promovimi në media, regjistrimi dhe kordinimi i grave
  2. Trajnimi për sipërmarrësi
  3. Trajnimi për përgatitjen e bylmetit, monitorimi i punës dhe testimi i produkteve
  4. Panairi
  5. Shitja e bylmetit një herë në javë në Namasgjah dhe qendra tregtare
  6. Pjesëmarrja e grave në panairin “Gratë në biznes”
  7. Përgatitja e raporteve
  8. Avokimi

PARTNERËT DHE MBËSHTETJA DERI ME TANI

  • Komuna e Gjakovës, respektivisht Drejtoria për Planifikim Urban është zotuar për ofrimin e mështetjes rreth 20% të buxhetit total, si dhe ofrimin për shfrytëzim të hapësirës së “Namasgjahut” .
  • Projekti “Nga Nëna” ka mbështetjen e plotë edhe të organizatës She-era për trajnim të grave në Sipërmarrësi, monitorim, vlerësim si dhe për koordinim të targetit  të projektit që të marrin pjesë edhe në Panairin “Gratë në Biznes”
  • Qumështorja Golaj për trajnim, mbikqyrje të punës, degostim dhe testim të produkteve të qumështit
  • Kosova Womens Network (KWN) ka ndarë një pjesë të fondit tashmë të konfirmuar për mbështetjen financiare të pjesës së avokimit.

MBËSHTETJA JUAJ DO TË NDIHMOJË NË:

  • Kyçjen në treg të grave fermere të zonës rurale të Komunës së Gjakovës
  • Zhvillimin profesional të grave fermere të Komunës së Gjakovës
  • Ofrimin e një shërbimi të ri në zemër të qytetit
  • Ringjalljen e Pazarit të Bylmetit në qytetin e Gjakovës
Name Date Comments
Arbresha Maloku August 01, 2017 Farmers markets and women empowerment are great ways of (re)creating resilient local economies - great work!