Short Story

Cycle Kosovo for Children së bashku me Action for Mothers and Children po organizon ngjarjen bamirëse të çiklizmit rreth Kosovës

Cycle Kosovo for Children part 2

by Albion Hadri

  •  1'000.00

    Funding Goal
  •  1'560.00

    Funds Raised
  • 0

    Days to go
  • Target Date

    Campaign End Method
Raised Percent :
100%
The campaign is successful.
Prishtina
Avatar photo

Albion Hadri

3 Campaigns | 0 Loved campaigns

See full bio

KAMPANJA

Me kënaqësi të madhe që ju ftojmë në veprimtarinë tonë të 5-të vjetore: Çiklizmi nëpër Kosovë për

Fëmijë 2018. Duke u bazuar në suksesin e organizimeve që u bënë më 2014-2017, ne po organizojmë

një eveniment tjetër të çiklizmit bamirës. Në vitin 2017 filloi procesi i transferimit të përgjegjësisë për

organizimin e ngjarjes tek çiklistët lokalë, me synimin për t’u siguruar që ky eveniment të jetë i

qëndrueshme në të ardhmen, dhe këtë vit evenimenti do të organizohet nga çiklistët lokalë dhe Aksioni

për Nëna dhe Fëmijë.

Ne shpresojmë që përsëri në vitin 2018 të mbledhim fonde për Aksioni për Nëna dhe Fëmijë, të cilat këtë

vit në partneritet me CKFC-në (Çiklizmi nëpër Kosovë për Fëmijë) ofrojnë proteina C-reactive (CRP) dhe

pajisje Hemogramë Klinikës së Neonatologjisë në Pejë.

Pajisjet CRP / CBC, për ta vënë më thjeshtë, janë pajisje thelbësore për të matur shkallën e infeksioneve

të gjakut tek foshnjat, duke lejuar terapi të menjëhershme me antibiotic, kohëzgjatjen e duhur të dhënies

së antibioticëve dhe ndjekjen e trajtimit duke marrë gjakun e duhur të foshnjës në inkubator. Është shumë

efikase; rezultatet janë të gatshme për 4 minuta, pas një marrje të vetme të gjakut. Përdorimi i kësaj

pajisjeje pritet të përmirësojë efikasitetin e kujdesit të ofruar për të porsalindurit tanë në Pejë.

Sfida në vitin 2018 do të jetë ngasja e biçikletave rreth Kosovës, me një devijim të shkurtër për në

Shqipëri, duke kaluar nëpërmes disa nga qytetet më të mëdha për 4 ditë. Distanca e përgjithshme do të

jetë mbi 300 milje (apo 500 km) me mbi 7000 metra ngjitje (rrugë tatëpjetë) duke filluar dhe përfunduar në

Prishtinë, rruga/vija do të jetë si në vijim:

Dita1 (7 qershor) Prishtinë- Podujevë- Mitrovicë – Pejë.

Dita2 (8 qershor) Pejë -Junik – Shqipëri – Gjakove

Dita3 (9 qershor) Gjakova – Dragash – Hotel Prizren – Sharri

Dita4 (10 qershor) Hotel Sharri – Shtërpce – Viti – Gjilan – Prishtinë

Qëllimi ynë është të mbledhim së paku 10,000 € për të blerë një makinë analizatori të gazit – GEM 3000

për repartin e maternitetit të Gjakovës. Ky analizues është esencial në matjen e nivelit të O2 dhe CO2 tek

ato foshnje që kanë vështirësi me frymëmarrje dhe është thelbësore në diagnostikimin e hershëm nëse

foshnja duhet të dërgohet për trajtim të specializuar në kujdes të tretë (terciar). Perfundimi i evenimentit

për mbledhjen e fondeve do të mbahet në pijetoren/kafenenë Miqt (prapa Swiss Diamond) që fillon në

orën 1800 të dielën mbrëma, më 10 qershor, ku do të këtë shpërblime lotarish, argëtim, muzikë,

ushqime të vogla dhe aktivitete për mbledhjen e fondeve.

Name Date Comments
Heike Horlacher June 10, 2018 Amazing job done by cyclists and supporters, hope to be in next year! 
Georg Fankhauser June 10, 2018 great campaign
Bruce Cfarpenter June 10, 2018 Thanks for riding to support this good cause.
Micaela Thurman June 10, 2018 great campaign
Anonymous June 10, 2018 great campaign
Fatmir  Selimi June 10, 2018 great campaign
Shkelqim Hadri June 10, 2018 Vec perpara Albi
Damen Shaqiri June 10, 2018 I’m sorry to miss the ride, but thank you for working for a great cause. 
Anonymous June 10, 2018 great campaign
Faton Nagavci June 10, 2018 great campaign
Artan Zhushi June 10, 2018 great campaign
Kreshnik Berisha June 10, 2018 Urime
Fondacioni UNE June 10, 2018 Keep rolling safely!
Anonymous June 10, 2018 Please to support and great event and charity
a Basel June 10, 2018 - - -
Chad Briggs June 10, 2018 looking forward
Visar Jasiqi June 10, 2018 Stay safe on your jurney. 
Agron Abrashi June 10, 2018 Let's support through this campaign the health and lives of our mothers and children. They are foundation of our future.
Anonymous June 10, 2018 great campaign
Carl Hammerdorfer June 10, 2018 great campaign
LORI MICHAELSON June 10, 2018 I love this program.  I am moving to Prishtina in August 2018 and hope to do the ride next year.  In the meantime, best of luck with this years ride.  I will be following along!  If you happen to know of any cycling groups based in Prishtina, I would be interested in the information.