Short Story

Duke marrë parasysh mungesën e realizimit të festivaleve në qytetin tonë, ne si rini e fshatit Shalë vendosëm realizimin e një festivali.

Like Home Fest

by Shkelzen Karpuzi

  •  5'000.00

    Funding Goal
  •  175.00

    Funds Raised
  • 0

    Days to go
  • Target Date

    Campaign End Method
Raised Percent :
3.50%
This campaign has ended
Hilë Mosi N.11, Prishtina
Avatar photo

Shkelzen Karpuzi

1 Campaigns | 0 Loved campaigns

See full bio

KAMPANJA

Përshkrim

  • Festival
  • Dokumentar

Kush jemi ne?

Jemi një grup i të rinjve 17 dhe 18 vjeç, në kuadër të organizatës rinore “Vizioni Rinor Shala nga fshati Shalë, Komuna e Lipjanit, shteti i Kosovës”. Pas zbatimit të disa projekteve, siç janë trajnimet, debatet etj, vendosëm realizimin e një festivali dhe dokumentari për të rinjtë, sepse rajoni ynë ndjen mungesën e aktiviteteve rinore, të cilat janë lënë pas dore nga komuna.

Detajet e Projektit

Duke marrë parasysh mungesën e realizimit të projekteve rinore në qytetin tonë, ne si rini e fshatit Shalë vendosëm realizimin e një projekti për rininë tonë që quhet “Si n’Shpi”, i cili do të mbledhte rreth 100 të rinjë të moshës 15-20 vjet të fshatrave Shalë, Baicë,Krojmir, Resinoc dhe Kleqkë, të Komunës së Lipjanit.

Festivali

Pasi në rajonin tonë nuk është realizuar asnjëherë ndonjë festival, atëherë ne ndërmorëm iniciativën e parë për implemtimin e këtij lloj projekti, pra realizimin e festivalit i cili parashikohet të zgjasë tre ditë e ku do marrin pjesë të rinjë të moshës 15-20. Ky festival ka një tematikë tradicionale atëherë disa të rinjë do të ulën nëpër tepiha tradicional të përdorur në kohët e mëhershme. Për ndriçim do të përdoren llamba tradicionale dhe drita dekoruese pasi që festivali mendohet të bëhet nga mbrëmja.

Hapësira ku planifikojmë të realizohet është në një vend të rrafshët në Gryken e Shalës, e ku gjendet nje kullë ndertuar para disa viteve i cili është vend publik. Në këtë vend gjatë tri ditëve do të shfaqet edhe një film me temën e migrimit të të rinjëve. Pra përfitues direkt do të jenë të rinjët tanë.

Normalisht që do të ketë edhe darkë për të rinjët, ku ne kuadër të festivalit do të bëhet pjekja e shtalbave (misërave) nga disa të rinjë dhe gatimi i disa ushqimeve tradicionale siq jane flia, bukë misri, bukë të shtëpisë, picave etj., nga vajzat e grupit tonë e që do shërbehen për 100 të pranishmit.

Të gjitha këto ushqime do të shërbehen në ulëset që gjenden në këtë vend, e këso ulëse do të ndërtohen edhe disa pasi do të marrin pjesë rreth 100 të rinjë.

Në realizim përfshihet edhe këndimi ku nuk do mungojnë këngëtarë të rinjë, pastaj lojëra atraktive, intervista, lojëra tradicionale, vallëzim e shumë e shumë gjëra të tjera.

Dokumentari 

Në kuadër të këtij projekti parashihet realizimi i një dokumentari me këta të rinjë gjatë këtyre tre ditëve,e ku do të përfshin intervista, performime të këngëtarëve, gjatë gatimit të ushqimeve tradicionale, realizimit të lojrave tradicionale, atraktive etj, i gjithë ky dokumentar në fund do të bëjë promovimin e traditës, veshjeve kombëtare, udhqimeve tradicionale, punimeve artizanale dhe do të jap një mesazh për realizimin e sa më shumë projekteve që kanë në fokus të rinjët. I gjithë ky projekt parashihet të realizohet në fund të muajit tetor.

Çfarë kërkojmë nga ju?

Për realizimin e këtij projekti madhështor në rajonin tonë, që deri tash nuk është realizuar asnjë lloj i këso projekteve na nevojitet mbështetje financiare nga ju. Nëse nuk keni mundësi financiare mund të kontribuoni duke e shpërndare këtë projekt me miqtë. Çdo shumë parash që jepet, për neve do të thotë mjaftë shumë dhe nuk do të ua harrojmë kurrë këtë të mirë të bërë për rininë tonë.

“Bashkë për rininë tonë”

Për më shumë ju lutemi vizitoni faqen zyrtare në facebook dhe instagram:  https://www.facebook.com/vizionirinorishales/

Shpenzimet financiare të artikuluara nga grupi ynë:

Ushqimi dhe pijet: 500 €
Ndriçimi: 100 €
Pagesa ndaj vullnetareve dhe trajnuesve 150 €
Shtalbat (Misrat)- nga 50 cent copa: 50 €
Komfortimi i Hapësirës (Ulëset Shtesë, Mbajtëset) 270 €
Realizimi i dokumentarit me tre ditë xhirime: 350 €
Veshjet kombëtare, aksesorë të vjetër, mjete tradicionale: 250 €
Printimi i maicave për 100 të rinjë me logo “Si n’Shpi” nga 4€: 400 €
Printimi i posterave, broshurave, kapelave, banerave, bexhave etj: 180 €
Udhëtimi me autobus deri në vendin e caktuar: 60 €
Gjithsej: 2310 €
Name Date Comments
Ipko Foundation August 17, 2017 great campaign
Mentor Dida August 17, 2017 Veq perpara shoqni :)