Përshkrim i shkurtër
Projekti i Ojq 5 Cents drejton ‘Vrapo Babadimer’ për të ndihmuar familjet dhe fëmijët me sëmundje të rënda.
Bëhu Babadimër për Fëmijët në Nevojë – Mbështesni ‘Vrapo Babadimer’ për Fëmijët në Klinikën Pediatric.”
-
€ 5'000.00
Caku i financimit -
€ 6'500.00
Funds Raised -
0
Days to go -
Target Date
Metoda e fushatës
KAMPANJA
Kush jemi ne?
NGO Projekti 5 cent e themeluar në vitin 2013, është organizatë e cila në baza vjetore organizon mini maratonën e njohur “Vrapo Babadimër”. Qëllimi i kësaj minimaratone është shitja e kostumeve të baba dimrit, të cilat do ti bartin vrapuesit e minimaratonës, pa dallim moshe dhe gjinie, e ku mjetet e mbledhura do të dedikohen për familjet në nevojë dhe për fëmijët e prekur nga sëmundjet e rënda.
Fillimisht mini maratona “Vrapo Babadimër” ka startuar me vetëm 100 baba dimra, me që rast ka ndihmuar rreth 60 familje. Vit pas viti ky numër është rritur për të arritur tashmë në vitin e 8 të organizimit, kur edhe kjo minimaratonë është bërë traditë dhe ngjarje e rëndësishme për kryeqytetin. Këtë vit në minimaratonë do të marrin pjesë 3000 baba dimra.
Me rritjen e numrit të pjesëmarrësve është rritur edhe mundësia që përveç familjeve në nevojë të ndihmohen edhe fëmijët që vuajnë nga sëmundje të rënda e të cilët trajtohen në spitalin pediatrik të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, përkatësisht repartit hemato-onkologjik të kësaj klinike.
Cili është qëllimi ynë?
Këtë vit NGO 5 cent, ka vendosur që përmes kampanjës në KOSOVAideas të mbledh fonde të dedikuara enkas për fëmijët e shtrirë në repartin e hemato-onkologjisë, spitali i Pediatrisë, për t`ua lehtësuar sado pak vështirësitë që po kalojnë si dhe për t`ua bërë sa më të këndshëm natën e ndërrimit të mot moteve.
Çfarë na duhet ne?
Përmes komunikimit të vazhdueshëm me menaxhmentin e Spitalit pediatrik, reparti hemato-onkoligjik kemi identifikuar pajisje dhe mjetet e nevojshme për përmirësimin e shërbimit shëndetësor për ata fëmijë si dhe organizimin e natës së Baba dimrit me rastin e festës së vitit të ri. Pajisjet dhe mjetet përfshijnë 6 shtretër për nënat e fëmijëve të cilat qëndrojnë 24 orë me ta, lodra dhe mjete të cilat ndikojnë në rehabilitimin psikologjik të fëmijëve gjatë trajtimit si dhe dhuratat me rastin e vitit të ri.
Si do të na ndihmojë mbështetja juaj?
Kontributi juaj do të ketë një ndikim të rëndësishëm në jetën dhe trajtimin e atyre fëmijëve të prekur nga sëmundje të rënda, duke u mundësuar sado pak lehtësim në trajtim dhe buzëqeshje në fytyrat e tyre me rastin e ndërrimit të moteve.
Duke mundësuar blerjen e 6 shtretërve, ju do të ndihmoni nënat e fëmijëve të prekur nga sëmundjet e rënda, që qëndrimin pranë më dashurve të tyre ta kenë sa më të lehtë, duke qenë se forca e tyre u jep forcë të vegjëlve të tyre.
Gjatë trajtimit, fëmijët përballen me frikëra të ndryshme duke nisur që nga shpimi për marrje të terapisë e deri te vështirësitë e tjera në rrugëtimin e tyre për shërim. Kjo gjendje kërkon kujdes të veçantë psikologjik, andaj edhe ndihma e juaj në dhurimin e fondeve për blerjen e lodrave dhe mjeteve që ndikojnë në mirëqenien e tyre psikologjike gjatë trajtimit do të ndihmonte ata në përballim sa më të lehtë të gjendjes.
Dhe në fund por jo ma pak e rëndësishme, ndihma dhe mbështetja juaj për të mundësuar dhuratat dhe atmosferën festive me baba dimër në ndërrimin e moteve do të shtonte buzëqeshjen në fytyrat e atyre fëmijëve që atë natë, do të jenë të shtrirë në repart me të vetmen dëshirë : SHËRIMIN E PLOTË!
Buxheti për Projektin
- Shtretër – 6 copë €1.500
- Lodra të ndryshme €1,000
- Mjete për rehabilitim psikologjik- lodra specifike €1.000
- Dhurata dhe maskota për natën e Babadimrit €1.000
- 10% KOSOVAideas Fees €500
Total €5000.00
Name | Date | Comments |
---|---|---|
Jusuf Islami | November 22, 2023 | Great campaign |
Fondacioni UNE E DU KOSOVEN | December 28, 2023 | - - - |
Mentor Sahiti | December 18, 2023 | Qëllim sublim që meriton mbështetje. A noble cause that should be supported. |
Anonymous | December 16, 2023 | Respekt! |
Hana Krasniqi | December 15, 2023 | Suksese ❤️ |
Elda Lila | December 15, 2023 | - - - |
Pranvera Ahmetaj | December 13, 2023 | - - - |
Action for Mother and Children | December 13, 2023 | Donacion per blerejn e krevatave. |
Jusuf Hoxha | December 13, 2023 | Suksese ne kampanje :) |
British Kosovar Chambers Of Commerce (Adelina Badivuku) - (Daniel Nikolla) Islami | December 13, 2023 | Donacion nga Shqipetaret ne Britani ❤️ |
British Kosovar Chambers Of Commerce ( Adelina Badivuku) - (Daniel Nikolla) Islami | December 12, 2023 | Donacion nga Shqipetaret ne Britani ❤️ |
Mensure, Elez, Shazije Sulejmani | December 08, 2023 | Zvicer |
Shpresa Xhakli | December 05, 2023 | Suksese ! |
Rabea Marie Holtwiesche-Hyseni | December 03, 2023 | - - - |
Diedon Islami | December 03, 2023 | - - - |
BONEVET Prishtina Staff | November 27, 2023 | Shumë suksese në kampanjë nga stafi i BONEVET Prishtina, Përgëzime për iniciativën. |
Anonymous | November 27, 2023 | - - - |
Genta Hoti | November 25, 2023 | - - - |
Liridona Hoti | November 25, 2023 | - - - |
Artan Beka | November 24, 2023 | - - - |
Korab Krasniqi | November 23, 2023 | From: Korab Krasniqi and Qani Ademi |
Jusuf Islami | November 23, 2023 | - - - |
Antonina Davydenko | November 22, 2023 | - - - |
Oltrina & Ornela Dushi | November 22, 2023 | <3 |
Anonymous | November 22, 2023 | - - - |
Besa Binaku | November 22, 2023 | - - - |
Uta Ibrahimi | November 22, 2023 | - - - |
Hera Zherka | November 22, 2023 | Super kampanje :) |
Flatra Thaqi | November 22, 2023 | Such a great campaign!! 🧑🎄 |
Elza Krelani | November 22, 2023 | <3 |
Adelina Imeraj | November 26, 2023 | Shumë shëndet të gjithëve |
Vjollca Pefqeli | November 24, 2023 | Ju prift e mbara 🍀 |
Mentor Dida | November 22, 2023 | Shkojmë ♥️ |
Arita Fazliu | November 22, 2023 | Suksese |
Daniel Nikolla | November 22, 2023 | Urime per fushaten Jusuf! Suksese Vrapo Baba Dimri nga UK! |
MENTOR LOSHI | November 22, 2023 | Bravo!! |