Mountain Kids
-
€ 3'970.00
Funding Goal -
€ 2'811.94
Funds Raised -
0
Days to go -
Target Date
Campaign End Method
Campaign Story
Kush jemi ne?
Ne jemi klubi Mountain Hikers, nga qyteti i Gjakovës. Të njohur si organizatë jo-qeveritare, e themeluar më datë 3 Dhjetor 2020, me qëllime të qarta, në kuadër të sportit të ngjitjes malore. Pasioni ynë është ecja në natyrë. Këtë pasion e ndajmë me njëri-tjetrin çdo të diele, duke eksploruar vendet më të bukura që na rrethojnë. Vullneti jonë për të promovuar vlerat natyrore të popullit tonë është shumë i madh.
Cili është qëllimi jonë?
Qëllimi jonë si klub, është inkuadrimi i fëmijëve në sportin e ecjes malore. Ne duam të iu transmetojmë atyre kulturën e ecjes në natyrë dhe ty i edukojmë ata për të vlerësuar dhe ruajtur natyrën. Kultura e ecjes malore tek ne nuk praktikohet mjaftueshëm nga gjeneratat e reja. Ne mendojmë se këto gjenerata duhet të inkuadrohen më shumë në këtë sport, sepse do kenë benefite të mëdha si në aspektin fizik dhe atë psiqik.
Në një botë ku koha më e madhe kalohet në trafik dhe në rrjetet sociale, është mjaft e vështirë të përjetojmë ato ndjesi të bukura që vetë natyra na i ofron.
Fëmijët janë qënie të lira, ata vendosin karakterin e tyre që në vegjëli. Natyra do të i bëjë ata të reflektojnë në personalitetin e tyre. Natyra do i dhurojë lirinë dhe një shkëputje nga realiteti dhe rutina e përditshme. Fëmijët meritojnë të dijnë se çfarë vende të bukura gjenden rreth tyre. Ata duhet të luajnë në baltë, të vrapojnë, të mbledhin lule, të zbaviten, të luajnë me shkopinjtë e drurit dhe kështu do krijojnë kujtime të paharrueshme nga fëmijëria e tyre.
Klubi Mountain Hikers, do të i dhurojë atyre një ditë në javë, duke filluar që nga muaji Maj, e më tej. Një ditë, që do jetë shkëputje nga bota virtuale. Një ditë plot aventura dhe lojëra të ndryshme në natyrë. Të ofrojmë hapsirën që jep natyra, në mënyrë që ata të krijojnë një jetë sociale sa më të pastër dhe së fundmi dhe më e rëndësishmja të e njohin veten e tyre dhe forcën që secili nga ata posedojnë në vete.
Vendi jonë karakterizohet për vlerat natyrore që i kemi. Në momentin që ne i inkuadrojmë gjeneratat e reja në këto aventura, ata do i shërbejnë të ardhmes së vendit tonë dhe do i ruajnë dhe promovojnë këto vlera.
Poashtu do arrijmë diçka që ne si popull nuk e praktikojmë aq shumë, ajo që është ecja malore dhe kampinget me fëmijë.
Si do të na ndihmoj përkrahja juaj?
Për ta bërë këtë gjë të mundshme na duhet një mbështetje më e madhe. Sepse, siq e dijmë për realizimin e këtyre aktiviteteve do na duhen paisjet adekuate, si për ecjen si dhe poashtu për kamping. Këto paisje do na lehtësojnë punën, do japin sigurinë dhe do e mundësojnë realizimin e aktivitetit në mënyrë adekuate. Andaj bëhuni edhe ju pjesë duke mbështetur fushatën tonë në mënyrë që gjeneratat e reja të mësojnë se si ta duan natyrën dhe ta ruajnë atë.
Buxheti
Total € 3,970.00
1) | Tenda 10×45 | € 450.00 |
2) | Shkopinjë për ecje 15×35 | € 525.00 |
3) | Qantë shpine 15×22 | € 330.00 |
4) | Llampë koke 15×10 | € 150.00 |
5) | Mbartës uji 3L 3×15 | € 45.00 |
6) | Shtretër për fjetje 10×35 | € 350.00 |
7) | Enë për përgatitjen e ushqimit në kamping 2×35 | € 70.00 |
8) | Jastyk për tendë 10×30 | € 300.00 |
9) | Radio lidhje 2×50 | € 100.00 |
10) | Kuti e ndihmes urgjente 10×15,3 | € 153.00 |
11) | Broshurat për njoftimin e projektit | € 100.00 |
12) | Transporti falas për secilin fëmijë dhe guida e përfshirë | € 1,000.00 |
13) | 10% kreditkartelë, transfere bankare dhe shpenzime të platformës | € 397.00 |
Name | Date | Comments |
---|---|---|
a Basel Foundation | April 14, 2021 | great campaign |
Fondacioni UNE E DU KOSOVEN | April 14, 2021 | "In corpus sanum mentem sana". Let this mantra reflect your activities and may it be an inspiration for many other young people. |
Lee Meixner | April 14, 2021 | great campaign |
Brikena Kurhasani | April 14, 2021 | Shume suksese <3 |
Leke Gjinali | April 14, 2021 | great campaign |
KosovaIdeas allocation by Board | April 14, 2021 | great campaign |
Jrene Bucher | April 14, 2021 | great campaign |
Skenderbeg Klaiqi | April 14, 2021 | great campaign |
Eva Scrivo | April 14, 2021 | great campaign |
Friends of open Air Sport | April 14, 2021 | enjoy and take care of the Natur |
Agon Batusha | April 14, 2021 | great campaign |
Liridon Rudi | April 14, 2021 | great campaign |
Arber Deva | April 14, 2021 | Suksese! |
Dorothea Fankhauser | April 14, 2021 | i wish you success for your campaign and a lot of Joy and inspiration in the Natur |
Frashër Haxhosaj | April 14, 2021 | great campaign E mbështet O.S Shëndeti Dental.sh.p.k |
Vjollca Kuqi | April 14, 2021 | Ju shkofte mbare me iniciativen, dhe shume fat me bjeshkataret junior.<3 |
Kurbin Gexha | April 14, 2021 | great campaign |
Erlisa Zherka | April 14, 2021 | Ide shume e mire |
Shqipe Morina | April 14, 2021 | great campaign |
Rina Rama | April 14, 2021 | great campaign |
Maryanne Demiri | April 14, 2021 | Well done, great work |
Grace T | April 14, 2021 | Great initiative. |
Mimoza Morina | April 14, 2021 | Great campaign |
Blerta Kusari | April 14, 2021 | great campaign |
B D | April 14, 2021 | great campaign |
Diana Nokaj | April 14, 2021 | Nje iniciative e shkelqyer. Shume suksese!! |
Genti Bejtullahu | April 14, 2021 | great campaign pershendetje per Agonin dhe Eliten |
Visar Malazogu | April 14, 2021 | great campaign |